Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano tha se do të rritet numri i punonjësve të policisë në vendet ku ka ngjarje të shtuara kriminale. Nano tha se do të kryhet një strukturim të policisë që të jetë më efikase.
'Lidhur me buxhetin e miratuar për këtë vit, jam i bindur dhe besoj se do të plotësoj të gjitha nevojat për të arritur të gjitha objektivat. Në lidhje me pyetjet ku thuhet se ngritja e postblloqeve bëhet me vonesë, për qartësim, nisur nga të gjitha ngjarjet kriminale, ne kemi plane operacione që zbatohen dhe vihen në shërbim kur ka ngjarje kriminale, për të bërë bllokimin e zonave dhe lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura kemi iniciuar rishikimin e tyre, që duhet të jenë më efikase dhe të reagojnë më shpejt. Në vijim të pyetjeve të tjera, prej një muaji është iniciuar ngritja e grupeve të punës për ristrukturimin e Policisë së Shtetit, përmirësim dhe analizë të rregullimit të strukturës organike. Do rritet numrit efektivët ku ka nevojë. Policia ka marrëdhënie të shkëlqyer me prokuroritë dhe detyrimi i PSH është të vërë në dijeni prokurorët. Në asnjë rast nuk kemi vënë re mungesë të prokurorëve në asnjë ngjarje, shkruan Shqiptarja.com. Përsa i përket shërbimit të policisë shkencore, është e vërtet, sektorët janë të vendosura në drejtori dhe ndihmës ekspertët në komisariate dhe dua t’iu ritheksoj edhe tek kjo pikë ristrukturimin për të qenë sa më efikas.
Drejtoritë kanë një strukturë për bashkëpunim midis tyre, nisur nga nevoja dhe dinamika që qytete dhe vende të ndryshme kanë. Lidhur me fondin e shpjegimit për informacionit, ne kemi një fond. Nëse komisionit i duhet një shifër për pagesat që kemi bërë për informatorët mund t’ua vëmë në dispozicion një herë tjetër. Lidhur me një projekt për qarkullimin rrugor ku përfitues është Policia e Shtetit, është përfituese PSH, por është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës. PSH do të ketë akses në kamear, radarë e më gjerë në këtë projekt. '- tha Nano.
Lajmi kryesor:
Drejtori i Policisë raporton te 'Siguria': Këtë vit 23 krime më shumë nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale mafioze, vjet ishin 16! 30% e vrasjeve, brenda familjes
M.Q.//ReportTv.al