Në "Maradona" kryesuesit e Napolit u ndalën në barazim 1-1 nga Udinese, me Interin që ka shanse të afrohet me vendin e parë nëse fiton të hënën kundër Fiorentinës. Ndeshja u zhbllokua nga McTominay në minutën e 37-të, ndërsa u barazua nga një supergol i Ekkelenkamp. Napoli prin renditjen me 55 pikë, ndjekur nga Interi me 51 pikë. Udinese ndodhet në pozitën e dhjetë me 30 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli gabon në shtëpi, ndalet 1-1! Roma i falet penalltisë së Dybala, Lazio 'shuplakë' Monzës
S.Dh/ReportTv.al