Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të diel me raundin e 24-t. Gjithçka nisi në mesditë me fitoren 0-1 të Romës në fushën e Venezias. Tri pikë siguroi edhe Lazio, teksa gjithçka u mbyll në "Maradona", aty ku në orën 20:45 Napoli hodhi hap fals dhe barazoi 1-1 me Udinesen.
Në "Maradona" kryesuesit e Napolit u ndalën në barazim 1-1 nga Udinese, me Interin që ka shanse të afrohet me vendin e parë nëse fiton të hënën kundër Fiorentinës. Ndeshja u zhbllokua nga McTominay në minutën e 37-të, ndërsa u barazua nga një supergol i Ekkelenkamp. Napoli prin renditjen me 55 pikë, ndjekur nga Interi me 51 pikë. Udinese ndodhet në pozitën e dhjetë me 30 pikë.
Në stadiumin "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias u mposhtën 0-1 nga Roma. Skuadra e Ranierit ia del të rikthehet te tri pikët, paçka se është shumë larg objektivave. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa fraksioni i dytë solli golin e vetëm të ndeshjes. Në minutën e 57-të Dybala ktheu në gol një penallti të dyshimtë që u kontenstua nga Venezia. Me 34 pikë Roma merr vendin e nëntë, ndërsa Venezia me 16 pikë mbetet në pozitën e 19-të.
Në "Olimpico" të Romës vendasit e Lazios nuk u kursyen dhe mposhtën 5-1 Monzën. Pjesa e parë e ndeshjes pa vetëm golin e Marusic, ndërsa djemtë e Marco Baronit e kishin lënë gjithçka për fraksionin e dytë. Pedro me dopietë, Castellanos dhe Dele-Bashiru ishin autorët e golave për vendasit, teksa përkohësisht shkurtoi Sensi. Tanimë me 45 pikë Lazio merr vendin e katërt në renditje.
Serie A, raundi 24:
E diel, 09 shkurt 2025
12:30 Venezia 0-1 Roma
15:00 Cagliari 2-1 Parma
15:00 Lazio 5-1 Monza
18:00 Leçe 0-0 Bologna
20:45 Napoli 1-1 Udinese
Renditja:
Në "Maradona" kryesuesit e Napolit u ndalën në barazim 1-1 nga Udinese, me Interin që ka shanse të afrohet me vendin e parë nëse fiton të hënën kundër Fiorentinës. Ndeshja u zhbllokua nga McTominay në minutën e 37-të, ndërsa u barazua nga një supergol i Ekkelenkamp. Napoli prin renditjen me 55 pikë, ndjekur nga Interi me 51 pikë. Udinese ndodhet në pozitën e dhjetë me 30 pikë.
Në "Olimpico" të Romës vendasit e Lazios nuk u kursyen dhe mposhtën 5-1 Monzën. Pjesa e parë e ndeshjes pa vetëm golin e Marusic, ndërsa djemtë e Marco Baronit e kishin lënë gjithçka për fraksionin e dytë. Pedro me dopietë, Castellanos dhe Dele-Bashiru ishin autorët e golave për vendasit, teksa përkohësisht shkurtoi Sensi. Tanimë me 45 pikë Lazio merr vendin e katërt në renditje, për të lënë Monzën në fund (vendi 20) me 13 pikë.

Komente