Në "Olimpico" të Romës vendasit e Lazios nuk u kursyen dhe mposhtën 5-1 Monzën. Pjesa e parë e ndeshjes pa vetëm golin e Marusic, ndërsa djemtë e Marco Baronit e kishin lënë gjithçka për fraksionin e dytë. Pedro me dopietë, Castellanos dhe Dele-Bashiru ishin autorët e golave për vendasit, teksa përkohësisht shkurtoi Sensi. Tanimë me 45 pikë Lazio merr vendin e katërt në renditje, për të lënë Monzën në fund (vendi 20) me 13 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli gabon në shtëpi, ndalet 1-1! Roma i falet penalltisë së Dybala, Lazio 'shuplakë' Monzës
S.Dh/ReportTv.al