Imazhi i realizuar nga teleskopi Webb

Bota

NASA publikon imazhet e para të realizuara nga teleskopi hapësinor James Webb

12 Korrik 2022, 17:47| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 19:14

  • Share

NASA ka publikuar imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb. Njëra prej tyre tregon imazhin më të mirë me infra të kuqe të universit se si dukej miliarda vite më parë. Webb filloi të realizonte imazhet para disa javësh dhe gjithçka që do të publikohet sot, do të jetë rezultat i 120 orësh vëzhgimi. Më shumë se një prezantim mund të konsiderohet një ceremoni, pasi vendi i zgjedhur për të publikuar imazhet ishte Shtëpia e Bardhë.

Imazhi i parë tregon "Shkëmbinjtë kozmikë" të Mjegullnajës Carina që formojnë një vijë të valëzuar midis një peizazhi që formon një mjegullë përgjatë pjesës së poshtme dhe një pjese të sipërme relativisht të pastër. Carina është një nga mjegullnajat më të mëdha në qiell, e vendosur afërsisht 7600 vite dritë nga Toka.

Imazhi i dytë tregon pesë galaktika gjatë një vallëzimi kozmik, 290 milionë vjet dritë larg. Këto pesë galaktika, që njihen si Kuintet e Stefanit, për herë të parë janë parë 255 vjet më parë në yjësinë Pegasus.

Imazhi i tretë tregon krahasim të asaj që në mënyrë joformale quhet 'Southern Ring Nebula'. Aty duket se si ylli është zbehur nga unaza gazi dhe pluhuri për mijëra vjet.

Imazhi i katërt përfshin dy pamje plot ngjyra të realizuara nga teleskopi i James Webb. NASA e quajti fotografia “më e thellë” me infra të kuqe e Universit.

Gjithashtu studimi i Webb për planetin gjigant të gazit WASP-96b është spektri më i detajuar i një ekzoplaneti deri më sot. Spektri përfshin gjatësi vale të ndryshme të dritës që mund të zbulojnë informacione të reja rreth planetit. I zbuluar në vitin 2014, WASP-96b ndodhet 1150 vite dritë nga Toka. Ai ka gjysmën e masës së Jupiterit dhe kryen një orbitë rreth yllit të tij çdo 3.4 ditë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?