Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh në Berat! Qindra qytetarë beratas tejmbushin sheshin dhe rrugët e qytetit

1 Janar 2022, 00:54| Përditesimi: 1 Janar 2022, 01:01

  • Share

Nata e ndërrimit të viteve e ka gjetur sot Beratin të tejmbushur me njerëz,të grumbulluar në sheshin e qytetit.Pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë Viti 2022 ka rikthyer gjallërinë në qytet. Qindra qytetarë beratas kanë dalë në shesh dhe në rrugët e qytetit,duke u argëtuar dhe duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve që ndriçuan qiellin për rreth 15 minuta. Qytetarët beratas u grumbulluan rreth pemës së madhe të Vitit të Ri,të vendosur për herë të parë këtë vit mes dy lagjeve muzeale "Mangalem" e "Goricë",duke uruar njëri-tjetrin "Gëzuar,nga mot gëzuar".

Nata festive e ndërrimit të viteve do të vijojë më pas me festimet e qytetarëve në baret e lokalet e qytetit,të cilat janë prenotuar më herët nga familjarët.Ndonëse jemi në periudhë pandemije dhe frika e infektimit nga virusi Covid-19 ekziston ende,kjo nuk i ka penguar qytetarët beratas të grumbullohen në shesh e të përqafohen këtë vit me njëri-tjetrin.Në rrugët e qytetit shihet prezencë e shtuar e forcave të policisë,që janë në gadishmëri të plotë jo vetëm për të garantuar qarkullimin normal në rrugët e Beratit por edhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.


Lajmi kryesor:

Mbërrin Viti i Ri 2022! Qielli ndriçohet nga spektakli i fishekzjarrëve në të gjithë vendin! Shqiptarja.com dhe Report Tv ju uron gëzuar (VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?