Mbrëmja e 6 qershorit duke u gdhirë 7 qershori, ishte nata e parë në qeli, për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste.
Report TV mëson se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ai është larguar nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës – ku ishte vendosur prej pasdites së djeshme kur u arrestua,- për tu vendosur te Blloku i Sigurisë në rrugën "Mine Peza" në pritje për të dalë për masë sigurie në Gjykatë. Nata e parë e Vangjush Dakos në qeli ka kaluar e qetë bëjnë të ditur burimet për gazetarin e Report TV Sokol Dema.
"Objekt hetimi, në kuadër të këtij procedimi, kanë qenë procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH: informoi sot SPAK
Deri tani 6 urdherarreste të ekzekutuara
Deri tani janë ekzekutuar 6 nga 10 urdhërarrestet e firmosura nga prokurori dhe Sotir Kllapi dhe firmosur paraditen e 6 qershorit 2023, nga gjyqtari i GJKKO-së Erion Bani. Urdhër arrestet janë ekzekutuar ndaj Vangjush Dakos, Fiqiri Farrukut, Adrian Bulkut, Adnand Toçilës, Meri Seminit dhe Firzilet Hajdërit.
Pallati që nisi për 7 kate e u bë 11
Më 10 shtator 2010 Bashkia firmosi lejen e ndërtimit për pallatin 7 katësh. Pasi subjekti ka filluar punimet, 3 muaj pas dhënies së lejes së ndërtimit, 20 dhjetor 2020, ka paraqitur kërkesë për rikondicionim dhe shtese të katër kateve te objektit.
Më 28 shtator 2011 bashkia miratoi katet shtesë por leja e ndërtimit nuk ishte firmosur nga Dako, duke bërë që akti administrativ të mos merrte fuqi juridike, e megjithatë ndërtuesi ka përfunduar ndërtimin e pallatit 10 kate plus papafingo dhe në muajin Gusht 2012-Mars 2013 të gjitha apartamentet e porosituara ishin të banuara.
Gjatë ndërtimit të kateve vijuese, I.N.U.V. pranë Bashkisë Durrës, ka vënë në dijeni Kryetarin e Bashkisë Durrës, se pallati nuk po ndërtohej sipas projektit të lejes së parë, por sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, e cila ende nuk kishte hyrë në fuqi/nuk ishte zbardhur.
Një vit e gjysëm pasi pallati kishte përfunduar së ndërtuari dhe ishte i banuar, në datën 14 Tetor 2014, është zbardhur leja e ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë Durrës dhe Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Pranë Bashkisë Durrës, dhe nga ndërtuesi e punonjësit e tjerë të kësaj Bashkie, janë nënshkruar të gjitha aktet plotësuese, të cilat në fakt duhet të ishin nënshkruar para fillimit të ndërtimit dhe gjatë zbatimit të punimeve, duke bërë që në të gjitha këto akte të mos pasqyrohej e verteta.
Pavarësisht se pallati nuk është ndërtuar as sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, pasi ka patur mangësi në zbatimin e punimeve, nga kolaudatori është përpiluar akti i kolaudimit, në të cilit pasyrohej se pallati është ndërtuar sipas projektit, kur në fakt nuk ka rezultuar dicka e tillë.
Në vijim, nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit, është miratuar çertifikata e përdorimit, dhe është përcjellë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe nëpërmjet të cilës është siguruar regjistrimi i pronës.
Në muajin Nëntor 2019, pallati është dëmtuar nga tërmeti duke u shpallur si i pabanueshëm.
"Pra rezulton se të gjitha aktet e përpiluara nga administrata e Bashkisë Durrës, përgjatë vitit 2014, kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar. Nga sa më sipër, ish Kryetari i Bashkisë Durrës V.D., Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit A.Q. Arkitekti E.L., projektuesja M.P. topografët F.E. dhe A.B. gjatë përpilimit të akteve të sipërcituara jo vetëm që kanë shpërdoruar detyrën, por nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të fallsifikuara në përmbajtje" informon SPAK.
Tenderi i shëtitores, tarifa e studimit u llogarit 10 herë mw shumw sesa duhej të ishte
Në lidhje me faktin e dytë të hetuar SPAK thotë se për shkak të disa gabimeve në llogaritje tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të vendimit të Këshillit të Ministrave.
"Ka rezultuar se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
Në funksion të kësaj, Kryetari i Bashkisë Durrës V.D. ka ngritur një grup pune i përbërë nga shtetasit A.Q., A.T. D.D. dhe B.S. anëtarët e të cilit kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit, bazuar në V.K.M. Nr.444 datë 05 Shtator 1994.
Në fakt, për shkak të disa gabimeve në llogaritje tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.
Është shpalluar procedura e prokurimit me fond limit 21.000.000 lekë, të përcaktuar dhe në urdhërin e prokurimit të nënshkruar nga personi nën hetim V.D. dhe në fund të procedurës, është shpallur fituese Shoqëria “XXX sh.p.k.”.
Procedura ka vijuar me lidhjen e kontratës, në nenin 5 të të cilës është parashikuar se 60% e vlerës do të shlyhej në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 40% vitin e ardhshem buxhetor.
Në muajin Maj 2015, sipas një audimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar parregullsi e përllogaritjes së fondit limit, duke i lënë detyrë administratës së Bashkisë Durrës që të rikuperojë dëmin ekonomik.
Nga ana e Administratës së Bashkisë Durrës, jo vetëm që nuk janë marrë masat përkatëse për rikuperimin e dëmit ekonomik, por në Muajin Dhjetor 2015, ka të dhëna se është bërë pagesa edhe e 40% të vlerës së mbetur nga kontrata, duke i shkaktuar Buxhetit të Bashkisë Durrës një dëm ekonomik prej 18.000.000 (tetëmbëdhjetë milion) Lekë.
Në lidhje me këtë fakt, rezulton se në bashkëpunim midis tyre, personat nën hetim V.D. A.Q., D.D., A.T. kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 25 të K.Penal."
Te akuzuarit ne dosjen e SPAK dhe masa e sigurise
- Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre 2 herë. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Adrian Bulku, topograf. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit.Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi
- Firzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Diana Dedja, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
Pse tek blloku i sigurisë në rrugën “Mine Peza”?
Avokati i Dakos, Petrit Ismaili, e cilësoi si të panevojshëm arrestin me burg për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Mes të tjerash, Ismaili tha se për arresëtimin e Dakos SPAK po përballet me një trysni nga ana e mediave dhe e ndërkombëtarëve.
Prej disa muajsh Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës dhe komisariatet nënvarësi muk mbajnë në qelitë e paraburgimit asnjë person që është me statusin e shoqërimit por dërgohen tek blloku i sigurisë. Kjo procedurë është ndjekur edhe për Vangjush Dakon
"Non grata" dhe përgjimet
Në korrik të 2019 Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata Vangjush Dakon. Ish-kryebashkiaku ka qenë disa herë i akuzuar nga opozita për përfshirje në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit. Emri i Dakos doli dhe në disa përgjime të realizuara nga Prokuroria lidhur me zgjedhjet parlamentare të viti 2017, ku anëtarët e një grupi kriminal, të vëllezërve Avduli u përfshinë në blerje votash në favor të Partisë Socialiste. Prokuroria ka njoftuar hetime ndaj tij për tjetërsimin e votave në vitin 2017 por ende nuk është bërë me dije një vendimarrje në lidhje me këtë rast.
Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 197 të vitit 2020, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve”, kjo e fundit e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personat që kanë për detyrë hartimin e tyre, të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 dhe 190/3 dhe 25 të Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 57 datë 06 Qershor 2023 ka vendosur:
1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V.D., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal 2 (dy) herë.
2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A.Q., si person i dyshuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal 2 (dy) here dhe “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.
3. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim E.L. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.
4. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F.E. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.
5. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A.B. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.
6. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F.F. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.
7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A.T. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.
8. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim M.P. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.
9. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F.H. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
10. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim D.D. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Policia Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datat 06.06.2023 dhe 07.06.2023, masat e sigurimit të caktuara ndaj shtetasve V.D., F.F., A.B., A.T., M.S. dhe F.H. Ndërkohë vijon procedura e ekzekutimit të masave të sigurimit të caktuar ndaj katër shtetasve të tjerë.
Objekt hetimi, në kuadër të këtij procedimi, kanë qenë dy fakte penale, dhe më konkretisht procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.
I. Në lidhje me faktin e parë të hetuar
Në lidhje me faktin e procedurës së dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh të ndërtuar shoqëria “XXX sh.p.k.” ka rezultuar se kjo shoqëri ka paraqitur kërkesë për leje ndërtimi në Maj të vitit 2010, për një objekt 7-katësh.
Në datën 10 Shtator 2010 nga K.RR.T. pranë Bashkisë Durrës, ka miratuar vendimet për miratimin e destinacionit të sheshit të dhe leja e ndërtimit.
Pasi subjekti ka filluar punimet, në datën 20 Dhjetor 2010, ka paraqitur kërkesë për rikondicionim dhe shtese të katër kateve te objektit, dhe me vendimin e K.RR.T. Pranë Bashkisë Durrës të datës 28 Shtator 2011, kërkesa e tij për kate shtesë është miratuar, por formulari i lejes së ndërtimit, nuk është nënshkruar nga ish Kryetari i Bashkisë Durrës dhe Ish Kryetari i K.RR.T – së (procedurë që njihet ndryshe dhe si zbardhja e lejes së ndërtimit), duke bërë që akti administrativ të mos merrte fuqi juridike.
Nga hetimi është provuar se, pavarësisht kësaj, ndërtuesi ka përfunduar ndërtimin e pallatit 10 kate plus papafingo dhe në muajin Gusht 2012-Mars 2013 të gjitha apartamentet e porosituara ishin të banuara.
Gjatë ndërtimit të kateve V e vijues, I.N.U.V. pranë Bashkisë Durrës, ka vënë në dijeni Kryetarin e Bashkisë Durrës, se pallati nuk po ndërtohej sipas projektit të lejes së parë, por sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, e cila ende nuk kishte hyrë në fuqi/nuk ishte zbardhur.
Një vit e gjysmë pasi pallati kishte përfunduar së ndërtuari dhe ishte i banuar, në datën 14 Tetor 2014, është zbardhur leja e ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë Durrës dhe Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Pranë Bashkisë Durrës, dhe nga ndërtuesi e punonjësit e tjerë të kësaj Bashkie, janë nënshkruar të gjitha aktet plotësuese, të cilat në fakt duhet të ishin nënshkruar para fillimit të ndërtimit dhe gjatë zbatimit të punimeve, duke bërë që në të gjitha këto akte të mos pasqyrohej e verteta.
Pavarësisht se pallati nuk është ndërtuar as sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, pasi ka patur mangësi në zbatimin e punimeve, nga kolaudatori është përpiluar akti i kolaudimit, në të cilit pasyrohej se pallati është ndërtuar sipas projektit, kur në fakt nuk ka rezultuar dicka e tillë.
Në vijim, nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit, është miratuar çertifikata e përdorimit, dhe është përcjellë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe nëpërmjet të cilës është siguruar regjistrimi i pronës.
Në muajin Nëntor 2019, pallati është dëmtuar nga tërmeti duke u shpallur si i pabanueshëm.
Pra rezulton se të gjitha aktet e përpiluara nga administrata e Bashkisë Durrës, përgjatë vitit 2014, kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar.
Nga sa më sipër, ish Kryetari i Bashkisë Durrës V.D., Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit A.Q. Arkitekti E.L., projektuesja M.P. topografët F.E. dhe A.B. gjatë përpilimit të akteve të sipërcituara jo vetëm që kanë shpërdoruar detyrën, por nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të fallsifikuara në përmbajtje.
II. Në lidhje me faktin e dytë të hetuar
Ka rezultuar se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
Në funksion të kësaj, Kryetari i Bashkisë Durrës V.D. ka ngritur një grup pune i përbërë nga shtetasit A.Q., A.T. D.D. dhe B.S. anëtarët e të cilit kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit, bazuar në V.K.M. Nr.444 datë 05 Shtator 1994.
Në fakt, për shkak të disa gabimeve në llogaritje tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.
Është shpalluar procedura e prokurimit me fond limit 21.000.000 lekë, të përcaktuar dhe në urdhërin e prokurimit të nënshkruar nga personi nën hetim V.D. dhe në fund të procedurës, është shpallur fituese Shoqëria “XXX sh.p.k.”.
Procedura ka vijuar me lidhjen e kontratës, në nenin 5 të të cilës është parashikuar se 60% e vlerës do të shlyhej në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 40% vitin e ardhshem buxhetor.
Në muajin Maj 2015, sipas një audimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar parregullsi e përllogaritjes së fondit limit, duke i lënë detyrë administratës së Bashkisë Durrës që të rikuperojë dëmin ekonomik.
Nga ana e Administratës së Bashkisë Durrës, jo vetëm që nuk janë marrë masat përkatëse për rikuperimin e dëmit ekonomik, por në Muajin Dhjetor 2015, ka të dhëna se është bërë pagesa edhe e 40% të vlerës së mbetur nga kontrata, duke i shkaktuar Buxhetit të Bashkisë Durrës një dëm ekonomik prej 18.000.000 (tetëmbëdhjetë milion) Lekë.
Në lidhje me këtë fakt, rezulton se në bashkëpunim midis tyre, personat nën hetim V.D. A.Q., D.D., A.T. kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 25 të K.Penal.
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos pas daljes së tij nga SPAK. Ai i qëndron komentit të kryeministrit.
“Rama ishte i qartë në këtë aspekt. Dua t;i kërkoj drejtësisë së re që dhe këto çështje që unë vij shpesh këtu një ditë të mbyllen dhe të gjithë personat që kemi kallëzuar të vihen para drejtësisë.”- tha Balla.
Rama tha se janë krenarë që për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndodh që po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj e pyetur nga gazetarët për arrestimin e Vangjush Dakos, tha se qëndrimi i qeverisë është që të mos shprehet për çështjet e drejtësisë.
“Qëndrimi i qeversisë është ai që kam mbajtur gjithmonë. Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë”- tha Ibrahmiaj.
Një ditë më parë, u arrestua ish-kryebashkiaku i PS në Durrës, Vangjush Dako. Report Tv sjell listën e ish-kryebashkiakë socialistë të arrestuar deri më tani.
Arrestimi i Vangjush Dakos
Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Urdhër-arresti për ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit u lëshua për dy çështje të ndara. Rasti i parë ka të bëjë me një leje ndërtimi 11 – 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. Pasi janë kryer verifikime SPAK dyshon se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Leja është zbardhur dy vite me vonesë dhe legalizimi përfshiu dhe katet shtesë. Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas. Së bashku me avokatin mbrojtës ata ngritën një sërë akuzash për ish kryebashkiakun si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.
Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014 - 2015, me vlerë 22 mln lekë. Ish kryebashkiaku së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë marrë në pyetje nga SPAK në fazën hetimore. Dako ka qëndruar mbi tre orë duke dhënë shpjegime para oficereve te byrosë kombëtare të hetimit.
Arrestimi i Fatos Tushes
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.
Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra më 7 korrik 2021 nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.
Arrestimi i Agim Kajmaku
Në qershor të vitit 2022, Agim Kajmaku i cili kishte drejtuar më herët Bashkinë e Vorës, u arrestua në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Ai u nis në Itali 5 ditë para se të arrestohej. Ai ra në prangat e policisë mesditën e 25 majit 2022, ndërkohë që një ditë më pas në Portin e Durrësit, u ndalua kamioni i drejtuar nga nipi ish-kryebashkiakut, Ladi Kajmaku. Dyshemeja e kamionit të boshatisur është e modifikuar me vende të përshtatshme për ato të transportit të drogës, por brenda tyre janë gjetur vetëm pjesë bukë peshku dhe jo drogë
Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.
Arrestimi i Lefter Allës
Ish-kryebashkiaku i Bulziës, Lefter Alla, u arrestua më 15 mars bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.
Sa Dako te tjere ka si ky! Por gjeten shesh e bene pershesh,sepse u mbyllen syte e shtetit kur ndertohej,pastaj u hapen kur legalizohej,se macja kishte dale nga thesi,nuk kishin cfare te benin.por thane te pakten te paguajne per legalizimin dhe ja rezultati.Termeti qe ra,megjithese kondiderohet i vogel ne shkallen Richter,prape i nxorri ne siperfaqe disa Dako,imagjinoni sikur te bjere me i forte,sa Dako te tjere ka per te nxjerre zbuluar! Nje bravo per qytetaret qe u bashkuan te kerkonin drejtesi e nuk heshten! Duke degjuar pergjigjen e Balles kuptohet se perse disa jane lindur te behen lider e disa te tjere te mbeten vetem sejmene.U mungon origjinaliteti i mendimit.
Përgjigjudako do denuar per ndertimin e qindrave pallateve ne plazh w durrea...ky maskara,,ky puaht duhet varur ne 0lazhon e durresit,,qe ky e shkatarroi....
Përgjigjupo te funksionoj drejtesia ne kete vend 99.9% e ketyre duhet te ishin pas hekurave.
PërgjigjuShume vone per te reaguar, ka dicka qe qelbet sa here qe situatat politike acarohen aq here Rama shet nga nje ( gomar ) per te kaluar krizen . Nje pazar i ndyre qe te ballancoje arrestimin e nje figure kryesore te opozites do te jap kalin do marr torren Turp kurre skemi per te ndertuar shtet ,nje minut e me pare ky vend duhet braktisur ne mos do vazhdojme te themi koha Zogut ,Enverit ,Sales , Rames e derqit e birit njerez qe humbin jeten nga fukaralleku nena qe shesin trupin qe te ushqejne femijet pleq qe shesin trupin pas vdekjes dhe nje rini qe humb identit ne emigrim
Përgjigjuehuuuuu sa leke kane vjedhur keto kane 20 vjet qe vetem vjedhin......aq leke sa kane bere keto mund te arratisen ne Dubai e ne fund te botes....PO bravo gjushi e beri si burrat u dorezua vete
PërgjigjuKeni dhe Xhelal Mziun edhe Rakip Sulin qe kan dhe po abuzojne me certifikatat e hapsirat pubike ne prona private.I gjithe bregu lumit i zene
Përgjigju