Teksa origjina e dronëve që u futën në hapësirën ajrore në Danimarkë dhe Norvegji nuk dihet ende, Nato u mblodh këtë të martë në bazë të artikullit 4 të thirrur nga Estonia, hapësira ajrore e së cilës u shkel nga Rusia pak ditë më parë. Në një deklaratë pas mbledhjes së vendeve anëtare, Nato bën apel që Rusia të tërhiqet nga veprime të tilla, përndryshe kërcënoi se do të përgjigjet edhe ushtarakisht.
"Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim: NATO dhe Aleatët do të përdorin, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake për t’u mbrojtur dhe për të penguar çdo kërcënim nga çdo drejtim. Ne do të vazhdojmë të përgjigjemi në mënyrën, kohën dhe fushën që do të zgjedhim. Angazhimi ynë ndaj Nenit 5 është i palëkundur", thuhet në deklaratën e shpërndarë nga NATO pas mbledhjes së kësaj të marte.
Lajmi kryesor:
Dronë pranë pistave, mbyllen për orë të tëra aeroportet në Kopenhagen dhe Oslo, 100 fluturime të anuluara dhe devijuara! Zelensky: Ishin rusët
A.I/ReportTv.al