Pas incidentit me dronët rusë që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, aleatët në NATO po diskutojnë mundësinë e krijimit të një “zone ajrore ndalim-fluturimi” të përmasave të kufizuara përgjatë kufirit lindor të Aleancës.
Kjo zonë ajrore do të shërbente si një zonë mbrojtëse për të parandaluar hyrjen e mjeteve ajrore të padëshiruara në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s.
Sipas burimeve diplomatike, në rast përsëritjeje të një incidenti si ai i ditëve të fundit, dronët ose raketat të mund të neutralizohen para se të hyjnë zyrtarisht në hapësirën ajrore të NATO-s, duke shmangur kështu një përshkallëzim të mundshëm të situatës.
Burimet thonë gjithashtu se Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) është duke punuar mbi një sërë masash të reja për të forcuar krahun lindor të Aleancës, në kontekstin e rritjes së tensioneve dhe provokimeve nga ana e Rusisë.
Lajmi kryesor:
40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi, KE javën e ardhshme sanksione të reja Rusisë
Xh.K/ReportTv.al