Komandot shqiptare në Norvegji

Kronikë
Top 24

NATO zhvillon në Norvegji stërvitjen më të madhe ushtarake, merr pjesë edhe Shqipëria (FOTO)

26 Tetor 2018, 09:25| Përditesimi: 26 Tetor 2018, 09:44

  • Share

NATO po zhvillon manovrat më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë. Në stërvitjen që po zhvillohet në Norvegji marrin pjesë 50 mijë trupa. Pjesë e stërvitjes masive janë edhe efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore shqiptare.

Komandot tanë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere.

Qëllimi kryesor i “Trident Juncture 2018” është që të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës. NATO thotë se manovrat nuk janë akt agresioni dhe se ka ftuar Rusinë për të vëzhguar.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?