Vasillaq Godo

Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, themelues i teatrit 'Petro Marko' në Vlorë

21 Maj, 08:15| Përditesimi: 21 Maj, 08:22

  • Share

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo.

Aktori u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943. Vasillaq Godo ishte një ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, ne vitin 1962. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve për aktor, ne vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri.

Është protagonist në premierën e parë të teatrit të Vlorës te drama Fundosja e Skuadrës e Spahivogli.

Ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë, i parapëlqyer për te jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, sikundër janë Hodoja te Lidhur si Fishekë Gjerdani, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e Trojeve etj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?