Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi.
Gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv "Ditari" të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit, njofton Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës.
Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj.
Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.
"Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj" shkruhet mesazhin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.
Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve për ndarjen nga jeta të gazetares Rudina Dervishi. Begaj shkruan se ajo ishte u shndërruar në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.
“Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të 'Zëri i Amerikës', znj. Rudina Dervishi. Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit 'Ditari'.
Gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi është ndarë nga jeta pas një beteje me kancerin e gjirit. Të shumtë kanë qenë reagimet e kolegëve e miqve të gazetares të cilët shprehin ngushëllimet për humbjen e saj. Një ndër kolegët e saj në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj thotë se është i pikëlluar nga humbja e parakohshme e bashkëpunëtores së tij të ngushtë.
“Lamtumirë Rudina Dervishi! Thellësisht i pikëlluar nga humbja e parakohshme e koleges së dashur dhe bashkëpunëtores së ngushtë, Rudina Dervishi. U prehtë në paqe”, shkruan Elez Biberaj.
“Sa herë e kam dëgjuar zërin e Rudina Dervishit, më është kujtuar gjyshi i vdekur. Ai e dëgjonte rregullisht Zërin e Amerikës. Nga sot zërin e këndshëm të Rudinës, fatkeqësisht, më nuk do ta dëgjojmë. Zonja Dervishi ka me kanë kujtim i mirë i fëmijërisë time. Lamtumirë, zonjë e gazetarisë”, shkruan Mirlin Behluli.
“Jam i helmuar nga ky lajm i zi për shoqen dhe kolegen tonë të qeshur dhe zemërbardhë. Rudina e dashur nuk do të telefonojë më, por zërin dhe këshillat e saj do t'i kem përherë në vesh dhe në mendje. Pusho në Paqe, Yll bote! Do të mbetesh gjithmonë e paharruar për mua dhe familjen time...”, shkruan Ilirjan Agolli.
“Ndër njerëzit ma human e shpirtgjanë që kam taku nga mërgata shqiptare në Amerikë, Rudina Dervishi, paska ndrrue jetë! Fytyra ikonë e Zanit t’Amerikës. Pushofsh n’paqe, oj dritë”, shkruan Valbona Xhakja.
“Nga sot e do tutje do të na mungojë zëri i këndshëm përtej Atlantikut! Rudina Dervishi, gazetarja me çerek shekulli kontribut në median dhe gazetarinë shqiptare, ikona e 'Zërit të Amerikës', u nda nga ne fizikisht, për të jetuar në përjetësinë e kohërave përmes veprave e mirësisë së saj. Ngushëllime familjes së saj, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë shqiptarëve që e ndoqën dhe e deshtën gjithë këto vite”, shkruan Sibel Halimi.
Krijoi imazhin e padiskutueshem te zerit te amerikes si nje gazetare e zonja dhe korrekte . Do i mungoi publikut te gjere shqiptar
PërgjigjuNjeri i mirë e model ishte Rudina e shkretë. Ndërsa gazetarët bastardë si Fevziu, Çani, Hoxha, Lala, Doçi etj etj etj, nuk i gjen gjë, megjjthë llumet, gjobat, dallaveret e poshtërsitë që bëjnë sapo hapin sytë në mëngjes. Qofsh e parajsës Rudina.
PërgjigjuNgushellime familjes!
PërgjigjuDo të na mungojë zëri i Rudinës i qoftë dheu i lehtë ngushëllime familjes
PërgjigjuI qoftë dheu lehtë. Nji ndër peraonazhet që të transmetonte energji pozitive veç kur e shihje.Kishte lezet ta dëgjoje,shikoje e shihje,nji ndër personat e rrallë në mos i vetmi deri më sot që fliste një Shqipe me të knaq shpirtin,bukur , pastër e të rrumbullakosur çdo gërmë që nxirrte nga goja.
PërgjigjuNgushllime familjes!
PërgjigjuNgushllime familjes
PërgjigjuNjë zonjë e dashur e qetë dhe e çiltër me nj zë impresionant e pa harruar qoftë.
PërgjigjuSa keq,shumë e re! Më vjen shumë keq për këtë gazetare që ashtu siç thotë @Lisius ,zbukuronte me zërin dhe profesionalizmin e saj ‘Zërin e Amerikës’! Ngushëllime familjes për këtë humbje të parakohshme te njeriut të tyre të shtrenjte! Shpirti i saj u prehtë në paqe!
PërgjigjuZonje e vertete ne cdo kuptim te fjales. Dheu i qoft i lehte ! Ngushellime familjes.
PërgjigjuSa keq Po ke vjen, super Zonje kishe deshire ta nigjoje duke folur nje shqipe Te paster dhe me asnje gabim me Te voglin ne gjithe emisionet qe kam ndjekur. Kur nigjoj kto koleget e saj ne tV-Te shqiptare thu Se kan bere Kurse per gjuhe shqipe me Google translate, pikellimi im per ndarjen nga Jets Te kesaj Zonje behet akoma me i madh pasi do na mungoje ne emisionet e VOA. Ngushellime Te sinqerta familjes dhe gjithe Te afermeve Te saj.
PërgjigjuLajm i trishte, u prehte me paqe!
PërgjigjuShume e re, e tmerrshme. Ngushllime
PërgjigjuU prehte ne paqe. Zoti qofte me te.
PërgjigjuQoft e xhenetit
U prefte ne paqe!Ti rrojne cunat!