Kosova & Rajoni

Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare...sapo solli në jetë një vajzë

19 Shtator 2019, 16:21| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 19:37

  • Share

Është ndarë nga jeta në Hungari në moshën 32 vjeçare gazetarja e RTK-së Ardita Sylejmani. Gazetarja me origjinë nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën lindjes së fëmijës.

Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Ardita së fundmi ka punuar në Radio Televizionin e Kosovës. Për vite me radhë shërbeu me korrektësi dhe pasionin e një gazetareje model dhe me ambicie, andaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë.

Ajo është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i punësuar në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në Hungari.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?