Ish-kampioni i Boksit, Ramiz Reka

U infektua me COVID-19, ish-kampioni i ringut humb betejën me kundërshtarin e pabesë/ Lamtumirë Ramiz Reka

19 Nëntor 2020, 15:07| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 17:04

  • Share

TIRANË- Është ndarë nga jeta në Ramiz Reka, ish-kampion i boksit, profesor, takticien i boksit dhe autor i disa librave për këtë sport, 82-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin 'Shefqet Ndroqi' pasi ishte  infektuar me COVID-19. 

Ramiz Reka një nga emrat më të njohur të boksit shqiptar prej një jave kishte kaluar në koma diabetike, gjendje të cilën e rëndoi dhe infektimi me COVID-19, duke bërë që luftëtari i ringut, mos ta fitonte këtë betejë me një kundërshtar që u tregua i pabesë. 

Ramiz Reka e ka nisur karrierën e tij sportive në qytetin e tij të lindjes në Durrës dhe më pas e vazhdoi në Klubin e Partizanit, ku u shpall tre herë kampion i Shqipërisë në vitet 1961, 1962 dhe 1963. Profesor Reka ka dhënë kontribut të madh si trajner, gjyqtar dhe pedagog, si dhe është vlerësuar me disa çmime.


Lajmi kryesor:

Rekord infektimesh 786 raste të reja, 11 viktima sot me COVID! Pozitiv prefekti i Gjirokastrës, ndërron jetën efektivi i policisë bashkiake Shkodër dhe ish-kampioni i ringut Ramiz Reka


er.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?