Ndahet nga jeta Presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze! Duka: Energjia e tij do t'i mungojë futbollit

6 Janar 2022, 06:05| Përditesimi: 6 Janar 2022, 14:45

  • Share

Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare Arben Laze, Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit i cili i ktheu titullin kampion pas shumë vitesh. Në drejtimin e tij, klubi i Elbasanit për disa vite u kthye në protagonistin kryesor në futbollin shqiptar duke fituar titullin e dytë kampion në historinë e klubit pas 22 vitesh, në sezonin 2005-2006.

Shkak për humbjen e tij mësohet të jetë bërë një infarkt që ka pësuar disa ditë më parë çka ka bërë që gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohet. Falë kontributit të tij të madh, Laze është një personazh mjaft i njohur në futbollin shqiptar. 

 

Ora 14:44
Ndarja nga jeta e Arben Lazes, Meta: Mirënjohje për angazhimin e palodhur për zhvillimin cilësor të futbollit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të presidentit të ekipit të Elbasanit, Arben Lazes, i cili ka shprehur ngushëllimet familjes së tij.

'Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.

Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit, veçanërisht për bashkëpunimin e vendosur me qëllim vlerësimin e personaliteteve të shquara sportive të Elbasanit.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Laze, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, ekipit të Elbasanit, si dhe sportdashësve të këtij qyteti, me emër të madh në historinë e futbollit shqiptar!’- shkruan Meta.

Ora 08:19
Ndahet nga jeta ish-Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit,  Duka: Energjia e tij do t'i mungojë futbollit

Arben Laze

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij  Arben Laze, ish-presidenti i klubit të Elbasanit. Duka shkruan se futbollit do i mungojë energjia dhe pasioni që ai kishte, ndërsa atij vetë do i mungojë miku i mirë.

“Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne. Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimizëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar. Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t'i mungojë komunitetit të futbollit. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë miku im, do më mungosh!”, shkruan Duka.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gabi: 06/01/2022 06:44

    Ngushellime te shkretit. Futbolli ne zi. Por me shume mafja jone qe humbi nje nder trafikantet me te vyer. Rama ti jape force Luces dhe Lazes se Durrsit se mezi mbahen ne kembe nga gjema.

    Përgjigju
    • duka: 06/01/2022 12:12

      nuk e njof dhe ne shqiptaret nuk e kemi zakon qe te shajme te vdekurit por lexova komentin tend dhe lexova cfar ka thene ai k.ri i federates dhe e konfirmova dyshimin tim per kete person. te gjith presidentat e futbollit ne vend nuk ka nje te ndershem...ose me thene qe kush ka miljona ne Shqiperi dhe i del emri ne tv e gazete jane te gjith material per ne grope te hales

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?