Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të presidentit të ekipit të Elbasanit, Arben Lazes, i cili ka shprehur ngushëllimet familjes së tij.
'Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.
Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit, veçanërisht për bashkëpunimin e vendosur me qëllim vlerësimin e personaliteteve të shquara sportive të Elbasanit.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Laze, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, ekipit të Elbasanit, si dhe sportdashësve të këtij qyteti, me emër të madh në historinë e futbollit shqiptar!’- shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta Presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze! Duka: Energjia e tij do t'i mungojë futbollit
M.Q./ReportTv.al