Bujar Bukoshi

Kosova & Rajoni

Shuhet në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi! Vuante nga një sëmundje e rëndë

10 Qershor, 09:21| Përditesimi: 10 Qershor, 12:33

  • Share

Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Bukoshi vdiq pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore. Ai ka jetuar dhe është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.

Bujar Bukoshi (lindur më 13 maj 1947) u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ora 11:10
Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, Majko: Kosova ka humbur një protagonist të historisë së saj

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reaguar për ndarjen nga jeta, të ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Majko shprehet se Bukoshi ishte një zgjedhje e mençur e Ibrahim Rugovës në rrugën e vështirë që Kosova kishte përpara, ndërsa thekson se ishte një njeri që tejkaloi veten.

Mesazhi i plotë:

Bujar Bukoshi ka ndërruar jetë! Kryeministri i parë i Republikës së Kosovës ka qenë një njeri që tejkaloi veten! Vdekja për cilindo është ajo që ndodh në fund! Për Bujarin, është stacioni i fundit për të kuptuar si bëhet njeriu ai që është!

Bujar Bukoshi ishte një zgjedhje e mençur e Ibrahim Rugovës në rrugën e vështirë që Kosova kishte përpara! Edhe për këtë arsye Bujari u bë kryeministri Bukoshi i cili pati një jetë të paprecedentë për të parë të gjitha të vertetat që një individ mund të duroj!

Bujar Bukoshi ishte kryeministër i një shteti që nuk ekzistonte duke qenë një “lajmës” i çuditshëm për atë që po vinte për Kosovën! E shkuara është peshë! Nuk mund të “notosh” po nuk e mbajte mbi shpinë!

Në kohët kur duket se na përkufizojnë gënjeshtrat dhe sekretet, Bujar Bukoshi është ndër të vërtetat që ka prodhuar historia e Kosovës! Kopja tingëllon si një melodi e kënduar nga një fëmijë, e kompozuar nga dikush tjetër! Sot, Kosova ka humbur një politikan të dorës së parë i cili nuk imitoi askënd!

Për Bujar Bukoshin, meritat vlejnë më shume se dobësitë e tij! Ai kishte bërë paqe me veten dhe të kaluarën! Sot, Kosova ka humbur një protagonist të historisë së saj! Lamtumirë Bujar!

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?