Dhimbje dhe trishtim ka lënë për miqtë dhe kolegët lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të muzikës së lehtë shqiptare Sherif Merdanit. Me zërin që i dridhej Maestro Zhani Ciko në një lidhje telefonike për Report Tv tha se ky lajm e trishtoi shumë, pasi artit shqiptar i iku simboli i lirisë dhe i historisë së muzikës tonë.
Teksa plot mall e trishtim fliste për momentet se si ishte njohur me Merdanin, Zhani Ciko tregoi edhe një moment se si pas viteve '90 pas një Sherif të thinjur dhe të ndryshuar por që e kishte njohur menjëherë timbrin e zërit të tij.
"Ishte një lajm i papritur dhe shumë i hidhur, pasi ai nuk ishte vetëm një shok apo muzikantë, por ishte simboli i lirisë dhe krijimtarisë. Ishte simbol për lirinë e interpretimit që për rrethanat e kohës ai u dënua rëndë, ishte një ndëshkim i paragjykuar. Moment i lumtur ishte kur pas viteve 1990 shoh një njeri që më ngjasonin e të por ai kishte ndryshuar, ishte thinjës dhe ndryshuar në fytyrë. Sapo dëgjova zërin e njoha që ishte ai, donte të rindërtonte sërish jetën e tij muzikore. U bë simbol i historisë së këngës", tha Ciko.
Lajmi kryesor:
Arti në Zi! Ndahet nga jeta Sherif Merdani! Rama: Lamtumirë! Meta: Vuajti pse guxoi të jepte një dritë shprese! Basha: Zëri i tij kumboi fort në errësirën e regjimit
//ReportTv.al