‘Më ke mësuar t’i fal njerëzit kur ata gabojnë, të ringrihem edhe kur nuk ka më asnjë shpresë, tani po shkon në një botë më të mirë’. Nipi i studiuesit Nasho Jorgaqit, jep kështu lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e skenaristit të njohur, pasditen kësaj të enjteje në moshën 90-vjeçare, autor i një sërë veprash të njohura si “Dashuria e Mimozës”, “Mërgata e qyqeve”, shkroi biografinë letrare të “Qemal STafës”, studime si “Estetika e fjalës shqipe” vepra letrare e Nolit e të tjerë.
Ndër skenaristët e parë të filmit artistik shqiptar, Jorgaqi ishte autor i një sërë skenërve si “Mimoza llastica”, “Duel i heshtur”, “Tomka dhe shokë e tij” si dhe dokumentarëve për Nolin e Qemal Stafën. Si përkthyes solli në shqip autorë të njohur si Çehov, Gollsuorth e të tjerë.
Ishte dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” si “Mjeshtër i Madh i Punës”, por edhe jashtë kufijve. Instituti Amerikan i Biografive e ka nderuar me Medaljen të Artë Nderi, ndërsa Qendra Ndërkombëtare e Kembrixhit e ka përfshirë në librin Njerëz të shquar të shekullit të XX-të.
Kohët e fundit i tërhequr nga jeta publike, pas polemikave të njëpasnjëshme rreth veprimtarisë së tij të para 90-ës, Jorgaqi u nda nga jeta duke lënë pas një krijimtari të pasur.
Homazhet në nder të shkrimtarit do të mbahen të premten pranë Akademisë së Shkencave nga ora 12.00 në orën 14.00, ndërsa më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Sharrë.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur Nasho Jorgaqi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nikolla shkruan se shkrimtari la pas një pasuri të vyer në kulturën dhe arsimin e Shqipërisë.
“Me dëshpërim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nasho Jorgaqit, personalitet i shquar i letërsisë shqiptare, “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Me kontributin e tij si shkrimtar, studjues, historian dhe pedagog i letërsisë, Nasho Jorgaqi la pas një pasuri të vyer në kulturën dhe arsimin shqiptar. Kjo trashëgimi është një referencë e rëndësishme për institucionet, studjuesit, studentët dhe brezat që vijnë.
U shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, Profesor!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Nikolla.
/LUI/,<<Mergata e qyqeve>> eshte e bazuar ne histori te vertete.Personi qe u dergua me mision quhet ne te vertete Isuf Mullai dhe ka dokumentare per te ne YOUTUBE.Eshte nje nga ato numrat qe llokociste Sigurimi dikur per hesap te vet.Ai pretendon se pati sukses,kurse mergata politike pretendon se e kishin nuhatur kush ishte,keshtu qe nuk dihet kush ka 100 % te drejte.Po keshtu dhe /Dueli i heshtur/ eshte i bazuar ne ngjarje te vertete.Nje dokumentar per te e ke po ne YOUTUBE,ne mos gaboj ka qene documentar i ABC/STORY ALBANIA.Personalisht,mendoj se cfare i ben me terheqes nuk eshte thjesht se jane ngjarje te verteta,por se kane //Thriller//-intrige,konspiracion,spiunazh,vrasje ne te.Kjo lloj teme eshte shume e sukseshme ne cdo zhaner,si ne filma,letersi,dokumentare,sepse pelqehet shume dhe nuk ka rendesi per cilen kohe,apo regjim flet,gjithenje eshte terheqes.
PërgjigjuNgushellime famljareve te Nashos,miqve dhe bashkepunetoreve,vecmas lexuesve besnik te krijimeve te Tija cilesore.Pos zbrastesise se ndjeshme krijuese,vlerat e shkrimeve te Tija do na sherbejne gjate nder breze.
PërgjigjuR.I.P.i madhi Nasho Jorgaqi./Mergaten e qyqeve/ e kam dhe eshte nje kryeveper edhe filmat me skenare te tij jane te paaritshme./Tomka/ eshte shfaqur dhe ne TCM (kanal amerikan filmash).Zor se gjen sot shkrimtare te ketij niveli te larte ne Shqiperi.
PërgjigjuMë se e vërtetë Iris. E kam lexuar dhe unë "Mërgata e Qyqeve" dhe është një kryevepër mund të themi edhe botërore. Janë dy vëllime dhe kur futesh në lexim të duket sikur përjeton atë kohë me shumë krenari. Thonë që është histori e vërtetë, e cila e bën akoma më tërheqëse veprën. Këshilloj t'a lexojnë sepse është vërtetë kryevepër!
Kujtimi për të Madhin Nasho mbetet i përjetshëm, jo vetëm te lexuesit e veprës së Tij.
Përgjigju