Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur Nasho Jorgaqi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nikolla shkruan se shkrimtari la pas një pasuri të vyer në kulturën dhe arsimin e Shqipërisë.
“Me dëshpërim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nasho Jorgaqit, personalitet i shquar i letërsisë shqiptare, “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Me kontributin e tij si shkrimtar, studjues, historian dhe pedagog i letërsisë, Nasho Jorgaqi la pas një pasuri të vyer në kulturën dhe arsimin shqiptar. Kjo trashëgimi është një referencë e rëndësishme për institucionet, studjuesit, studentët dhe brezat që vijnë.
U shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, Profesor!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Nikolla.
Lajmi kryesor:
Shuhet në moshën 90-vjeçare shkrimtari Nasho Jorgaqi
S.C/ReportTv.al