Kronikë
Top 24

'Ndalni krimin, ndalni armët', shkodranët marshim për paqen pas ngjarjeve kriminale (VIDEO)

7 Shtator 2018, 19:53| Përditesimi: 8 Shtator 2018, 03:41

  • Share

Janë bërë bashkë komunitetet fetare dhe partitë politike. Qindra qytetarë shkodranë marshuan mbrëmjen e sotme në sheshin "Nënë Tereza" në Shkodër për paqe pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut. 

Në këtë marshim kanë marrë pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, deputetë të forcave politike të maxhorancës dhe opozitës si dhe qindra qytetarë me pankarta në duar "Kultura e Shkodrës është më e fortë se plumbat e drogës", "Ndalni krimin, ndalni armët". Shkodra është goditur jo pak muajt e fundit nga atentate të përgjakshme, ku vetëm në dy muaj janë ekzekutuar gjashtë persona, ndërsa rastet nuk janë zbardhur nga autoritetet. Shkodranët luten dhe bëjnë thirrje për paqe në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëritën më në të ardhmen.  

Shkodrani ka dëshirë, vullnet, për të punuar dhe për qetësi. Kjo është një thirrje për të vazhduar këtë rrugë, të të mirës, të paqes, ne krerët e fesë jemi për paqe dhe mirëkuptim. Ju prindërit duhet t'i edukoni fëmijët. Si është e mundur që një adoleshent të vrasë shokune  tij me thikë? Ju prindërit keni borxh që të edukoni fëmijët, nuk mund t'i përgjigjesh me thikë. Të gjithë të angazhohemi për të bërë të mirën. Parët e drogës dhe paret që vijnë nga të këqijat, janë para të mallkuara. Zoti është drejtësi, edhe ai do tí ndëshkojë gjërat, ndëshkimi më i madh është kur nuk kemi qetësi. Të largohemi nga e keqja. 

Angelo Massafra, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

I pranishëm në këtë marshim, Imami i Xhamisë se Rusit, Fejzi Zaganjori kërkoi të ulen armët përtokë.

Falenderimet janë për të madhin zot. Vetëm ai ka pushtetin mbi krijesat. Adhuroni të madhin zot që ai të na ndihmojë. Ju lutem nënave dhe baballarëve, edukoni fëmijët tuaj me moralin fetar dhe qytetar. Edukoni fëmijët tuaj me dashuri dhe mirësi me tjetrin. Ju djem dhe vajza të reja, zemra juaj mërzitet kur merrni vesh se një shok e shoqe është vrarë, dhe keni turpin më të madh sepse nuk ditët me e mbajt pranë. Prandaj të ulen armët përtokë, të mos qëllojnë, të mos vrasin, të mos nxijnë zemrat e nënave, mos turpërojnë baballarët, mos shkatërrojmë vëllezërit, mos shkatërojmë Shkodrën dhe Shqipërisë.

Imami i Xhamisë se Rusit, Fejzi Zaganjori

Në këtë marshim, ishte i pranishem edhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse.

Komento

Komente

  • Erik: 07/09/2018 22:53

    Do doja te shihja masivitet me te madh nga qytetaret sikurse ndodh ne vendet perendimore kur ka marshime te tilla. Pergezime organizatoreve.

    Përgjigju
  • BRSS: 07/09/2018 21:52

    TANI JU ERDHEN MENTE SHKODRANVE SE DERI DJE VOTONIN KOKEN E KRIMIT S BERISHEN NEN PETKUN E DEMOKRACISE POPULL LESHI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?