Presidenti vendit Bajram Begaj me anë të një mesazhi ka ngushëlluar familjen e aktores së ndjerë Mimika Luca, e cila u nda sot nga jeta në moshën 85-vjeçare.
‘U prehtë në paqe Mimika Luca! Trashëgimia artistike e Mimika Lucës është një pasuri që publiku shqiptar e ka çmuar dhe do të vazhdojë ta çmojë përgjithmonë!'- shkruan Presidenti Begaj.
Lajmi kryesor:
Një prej ikonave të viteve të arta të kinematografisë shqiptare, ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur, Mimika Luca
M.Q./ReportTv.al