Sociale

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Gonxhja: Vendi ynë ka humbur një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike

27 Maj, 11:42| Përditesimi: 27 Maj, 11:48

  • Share

 

Në homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lames, Ministri i Drejtësisë Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha në një prononcim për mediat se është tmerrësisht i prekur për këtë humbje.

“E njoh prej shumë vitesh. Jeta na ka ndarë dhe bashkuar në projekte. Vendi ynë ka humbur një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie dhe tragjedie për familjen e tij dhe rrethin, për muzeun e koleksionit për të cilën punonte me miqtë e tij të mirë. Jam tërësisht i dërrmuar.

Minimumi që të gjithë ne do bë bëjë është që të mbështesim muzeun në mënyrë që të nderojmë punën e tij”, tha Gonxhja.


Lajmi kryesor:

Artan Lame përcillet për në banesën e fundit! Miq e kolegë i japin lamtumirën: Do të përfundojmë muzeun e tij


Xh.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?