Në homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lames, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se nga sot Tiranës do t'i mungojë një njeri intelektual me dije të gjithanshme.
"Nga sot, Tiranës dhe Shqipërisë do i mungojë një njeri i ditur, që vetëofrohej për të bërë kauza të mira. Ka humbur jeta publike, jeta institucionale, por edhe shoqëria civile ka humbur një aktivist të madh. Ai ishte një intelektual me dije të gjithanshme.
Ai dinte të mbronte kauzat e tij me pasionin që kishte. Ai ka mbrojtur çështjen e detit me Greqinë. Mbrojti këtë çështje si pak kush. Ndihem me fat që e kam pasur mik. Sot po shoh zbrazëti në rrugët e Tiranës sepse po na rrallohen njerëzit e mençur. U prehtë në paqe”, deklaroi Manja.
Lajmi kryesor:
Artan Lame përcillet për në banesën e fundit! Miq e kolegë i japin lamtumirën: Do të përfundojmë muzeun e tij
Xh.K/ReportTv.al
