Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për ndarjen nga jeta të drejtorit të Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi, i cili ka humbur betejën me COVID në moshën 66 vjeçare.
Ministrja shkruan se COVID ka goditur një tjetër arsimtar që ka shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm
"Fatkeqësisht, koronavirusi goditi sërish një tjetër arsimtar të nderuar nga qyteti i Gramshit, mësuesin Xhevit Dermyshi, i cili për vite të tëra ka shërbyer me shumë përkushtim dhe profesionalizëm.
Gjej rastin të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit, nxënësit dhe kolegët e mësues Xhevitit. Njëkohësisht, dua të bëj thirrje që të gjithë të tregojmë rigorozitet në zbatimin e çdo mase që e parandalon këtë virus të pabesë", shkruan Kushi.
Lajmi kryesor: