Sociale

Ndarja nga jeta e gazetarit Zheji, Rama: Lamtumirë mik! Begaj: Një prej zërave më aktiv

23 Gusht, 20:02| Përditesimi: 23 Gusht, 20:12

  • Share

1755972513_arturzheji.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në një mesazh të shkurtër, Rama i jep lamtumirën mikut të tij të dikurshëm me këto rreshta: Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin.

Presidenti Bajram Begaj shprehu ngushëllimet për familjen, ndërsa shkruan se Zheji ishte një prej zërave më aktivë dhe më kontribuues në debatin publik në Shqipëri.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribuues në debatin publik në Shqipëri”, shkruan Begaj. 


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë papritur gazetari Artur Zheji! Po festonte datëlindjen e të birit në një restorant në Sarandë, pësoi arrest kardiak (REAGIMET)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?