Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Spiropali thotë se një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë publikut shqiptar.
“Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!”, shkruan Spiropali.
Lajmi kryesor:
Ndërron jetë papritur gazetari Artur Zheji! Po festonte datëlindjen e të birit në një restorant në Sarandë, pësoi arrest kardiak (REAGIMET)
SI.E./ReportTv.al
