Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ PD shpall ditë zie 19 shtatorin

18 Shtator, 16:38| Përditesimi: 18 Shtator, 16:46

  • Share

1726670482_Partiademokratike.JPG

Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. 

Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.

“Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, njoftoi zyra e medias dhe komunikimit, e Partisë Demokratike.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare Gerti Bogdani! Ish-deputeti i PD-së pësoi arrest kardiak duke pirë kafe te Hotel Rogner


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?