TIRANË- Gerti Bogdani, ish deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë ndërroi jetë mesditën e sotme për shkak të një arresti kardiak. Burime nga urgjenca e QSUT-së bëjnë me dije se 44-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete.
‘Janë bërë tentativa për të risjellë në jetë por nuk ka reaguar’, bëjnë me dije burimet.
Ndërkohë, Policia e Tiranës në një njoftim për mediat deklaroi se Bogdani është gjetur pa ndjenja në ambientet e hoteli Rogner në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, por ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
"Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është gjetur pa ndjenja shtetasi Gerti Bogdani, 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale", njofton policia.
Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime. “Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet. Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë. Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Gerti ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i dy fëmijëve, Ajrës dhe Reinartit.
Kush ishte Gerti Bogdani?
I lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë Bodgani pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard - ‘Medalje Ari’.
Më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e Neë Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.
Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023.
Gjatë gjithë karrierës në Shqipëri dhe jashtë vendit, Gerti ka qënë një mbështetje e fortë dhe e vazhdueshme të nismave politike dhe qytetare në mbrojtje të vlerave, trashëgimisë së Tiranës, lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, duke organizuar nisma të shumëllojshme më të rinjtë dhe diasporën shqiptare.
Gerti Bogdani është i njohur si një nga personalitetet më me integritet në politikën shqiptare, me vlera familjare dhe i përkushtuar në punën e tij, me energji dhe vizion në sjelljen e risive dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet e komunitetit që ka përfaqësuar.
Bashkëshortja e ish-deputetit të PD Gerti Bogdani, Edlira Çepani ka bërë një reagim të ndjerë në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të partnerit të saj.
‘Ti e dije qe jeta ime s'ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe unë nuk jetoj dot pa ty! S'di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa te adhuroj!!! Zoti merr pranë vetes me te miret, por ty s'duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurinë tende per jeten, per këshillën e drejte qe jep gjithmonë, per modelin e duhur qe je gjithmonë! Bota është nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjëherë ne këtë bote! Do te te dua çdo dite te jetës derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugëtimi tim!
Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.’- shkruan Çepani.
Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024.
Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.
“Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, njoftoi zyra e medias dhe komunikimit, e Partisë Demokratike.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se seanca plenare për nesër ora 10:00, pritet që të anulohet dhe të shtyhet për pasditen e nesërme në ora 17:00.
Grupi Parlamentar i PD, në koordinim me Kryetaren e Kuvendit, dhe me miratimin e familjes, pritet të organizojnë ceremoni shtetërore për përcjelljen e ish deputetit Gert Bogdani, gjatë paradites në ora 10:00-12:00.
Fillimisht, kur doli lajmi i ndarjes nga jeta të Bogdanit, u caktuar që seanca të zhvillohej të premte, por për shkak të agjendës së ngjeshur të Kuvendit me komisione, u caktuat pasditja e së enjtes në 17:00.
Kjo u bë me këkesë të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
“Lajm shumë i rëndë dhe tronditës për ne kolegët e tij” tha Bardhi.
Kërkesa u pranua nga Spiropali
‘Të prehet në paqe kolegu ynë, ngushëllime familjes”
Gjithashtu është shtyrë për një ditë tjetër edhe mbledhja e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi.
U prefete ne paqe! I qofte dheu i lehte! ngushellimet e mia me te sinqerta familjes . Ju paste lente uraten Dhe ishallah zoti i madh i ruan dhe mbron ne cdo hap te jetes femite e tija.
PërgjigjuR.I.P!Te vjen keq qe njerez te tille reshtohen pas kryetaresh partish pa vlere,te vjen keq qe edhe kur u bene primaret,militantet e PD nuk zgjodhen kete,por Kellicin per zgjedhjet vendore!Te vjen keq qe njerez te tille kaq te kompletuar zhduken si gjelpera ne detin e /krundeve/qe perbejne turmen e sejmeneve te cilet u bejne fresk kryetareve-sulltane te partive!
PërgjigjuNgushellimet me te sinqerta familjes, Ku eshte zoti o zot se ka harruar vrases e gjakpirs si sali berisha,noka,palloka, gazialem bardhziu, salianji e kriminel tjer qe edhe femije e tyre do ishin çliruar se jo vetem kombi.
PërgjigjuHumbje e madhe per familjen, ngushellime! Do ishte humbje per shoqerine nese nje figure e tille, mbaruar me SCL ne US dhe plot aftesi profesionale te mos ishte vene ne sherbimin e nje banditi pa din e pa iman, nje qelbesire qe na la te pakten 30 vjet pas shoqerive te emancipuara
PërgjigjuIken nje figure e paster, me integritet e kulture dhe mbijeton nje hajdut nongrata qe e ktheu Shqiperine ne arkivol. Ngushellime familjes!
PërgjigjuTe ishte i paster nuk behej politikan dhe as i sherbente Saliut or tejjj
Nje lajm shum i hidhur dhe ne lule te moshes. Ngushllimet me te sinqerta familjes. Smeret vesht ca po ndodh me me njerzimin.
PërgjigjuKeqardhje per moshen ngushellime familjes. lajm qe nuk para e degjon per politikanet ne pergjithsi jan imun nga vdekja.
PërgjigjuNgushellime familjes. Qofte i xhenetit
PërgjigjuKeqardhje per te dhe te afermit e tij. Nje nga fatkeqesite e Shqiperise eshte se shume njerez te kulturuar dhe te mirearsimuar si Bogdani pranojne (ose detyrohen) te rreshtohen pas udheheqesish si Berisha, Rama e Meta. Deri kur? Shqiptaret (nga me i rendomti tek me i mençuri) duhet te reflektojne mbi boten qe po u lene pas femijeve. Jeta eshte e shkurter…
Përgjigjushikoni se mos e kane helmuar.....
PërgjigjuDukej cun i mir nga te paktet e Mir te PD e vampir berishes,i shkoft shpirti ne parajs,mjer femijet qe i la vet ne Kete bot te poshter, ngushellimet me te sinqerta familjes.
PërgjigjuKu e shihje "tè mirèn" e tij? A ishte pjesè e korrit tè Mulève dhe Jozefinave zotèria? Kur e dègjove ndonjèherè tè thoshte se Saliu vrau dhe vodhi shqiptarè? Apo meqè doli lajmi qè u nda nga jeta,,,tè themi diçka qè tè duket e mirè? Mè mirè lère fare.
DJALE FLORI,,,QOFTE I XHENETIT,,,,NUK E DIJA QE PASKA QENE ME MEDALJE ARI,,,PO NA IKIN TE MIRET E PO NA NGELEN VELIAJT,,,,,PO VDESIN NJEREZIT SHUME TE RINJ NE SHQIPERI NGA PISLLEKU ,,PLUHURI ,,GAZRAT E MAKINAVE,,DHE MBETURINAT,,DILNI O NJETEZ NGA SHTEPITE,,PALLATET DHE PASTRONI RRUGET DHE MBANI TE LIRA ZGARAT E UJIT ,,PARA PALLATEVE SE BASHKIA NUK DO TIA DIJE..
PërgjigjuFiki dritat e gjata ,o ekspert xhenetesh. Ça jon ato "zgarat e ujit" qè u dashkan liru, apo je edhe pedagog i gjuhès shqipe te kolegji KRISTAL,,mbasditeve,,,mbas xhenetllikut?
Djale shume i mire , i pershtatshem per politiken e re dhe sidomos opozites i duhej ky lloj kallepi. Ngushellime familjes. Ne lajme thuhet se u gjet ne nje hotel ne qender. Pak enigmatike kjo ngjarje.
PërgjigjuDjal i shkēlqyer humbje e madhe pēr familjen e tij. I pērjetshēm qoft kujtimi tij. U preft nē paqe. Ske çfar i bēn tmerr.
PërgjigjuNgushellime familjes e ti rrojne femijet.Shume gjynah.
PërgjigjuNgushellime familjes, humbje shume e madhe per ta.
PërgjigjuMe vjen shume keq.U prehte ne pare.Ngushllime familjes!
PërgjigjuQofte i parajses yll djale!
PërgjigjuSa keq, i ri. U prehte ne paqe! Ngushellime familjes!
Përgjigju