Seanca në parlament

Nesër do të ketë homazhe për Gerti Bogdanin, Kuvendi shtyn seancën pasdite

18 Shtator, 16:30| Përditesimi: 18 Shtator, 18:28

  • Share

1726209994_kuvendiishqiperise.JPG

Burime për Report Tv bëjnë me dije se seanca plenare për nesër ora 10:00, pritet që të anulohet dhe të shtyhet për pasditen e nesërme në ora 17:00.

Grupi Parlamentar i PD, në koordinim me Kryetaren e Kuvendit, dhe me miratimin e familjes, pritet të organizojnë ceremoni shtetërore për përcjelljen e ish deputetit Gert Bogdani, gjatë paradites në ora 10:00-12:00.

Fillimisht, kur doli lajmi i ndarjes nga jeta të Bogdanit, u caktuar që seanca të zhvillohej të premte, por për shkak të agjendës së ngjeshur të Kuvendit me komisione, u caktuat pasditja e së enjtes në 17:00.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare Gerti Bogdani! Ish-deputeti i PD-së pësoi arrest kardiak duke pirë kafe te Hotel Rogner


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?