Delegacioni i BE në vendin tonë ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Delegacioni i BE shkruan se zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë
"Lajm i trishtë nga Tirana. Ismail Kadare, një gjigant letrar dhe një zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe megjithatë dashamirës pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe dijes së Shqipërisë. Ngushëllimet tona më të thella për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij. Trashëgimia e Kadaresë do të qëndrojë."
Lajmi kryesor:
Ndërron jetë Ismail Kadare, por vepra e tij mbetet e pavdekshme, mesazhet e personaliteteve shqiptare
SI.E./ReportTv.al