Ndarja nga jeta e mjekut ortoped, Meta: La pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj

7 Qershor 2020, 10:45| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 10:46

  • Share

Presidenti Ilir Meta me anë të një shënimi në 'facebook' ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të mjekut të shquar të Ortopedisë Panajot Boga, i cili ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare. Sipas Metës mjekësia shqiptare humbi një mjek novatar e të palodhur, i cili la pas një trashëgimi të vyer.

"Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar dhe mjekut të shquar të Ortopedisë shqiptare, Panajot Boga.

Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.

Ngushëllime të sinqerta familjes së dashur Boga, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë komunitetit të mjekëve.

I përjetshëm kujtimi i Profesor Bogës!"-shkruan Meta.

 

 


Lajmi kryesor:

'I ditur dhe duarartë', politika dhe personazhë të tjerë shprehin ngushëllimet për ortopedin shqiptar: Model frymëzimi për brezat e rinj


Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 07/06/2020 14:36

    Te gjithe trashegimite jane te vyera Ai si nje master Doctor Ti si nje master i Floririt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?