Kreu i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka zhvilluar një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë (Ambasada e Vatikanit), për të lënë një mesazh ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.
Në një prononcim për mediat Baba Mondi u shpreh se do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë ndërsa nënvizoi se lutet që pasardhësit e Papa Françeskut të vazhdojnë të ecin nën hapat e tij.
"E kam takuar dy herë. Me shumë dashuri vlerësoi punën që bëjmë për bashkëjetesën vëllazërore dhe rinia shqiptare iu kthye besimit menjëherë pas kthimit të demokracisë. Vlerësoi punën tonë që parakaluam në Charlie Hebdo që treguam se të bashkuar jetohet, jo vetëm për të vrarë njëri tjetrin. Edhe në takimin e dytë nënshkruam marrëveshjen e Abu Dhabit. Edhe pse ishte në gjendje të rëndë na priti.
Ngushëllime i jap klerit dhe besimtarëve katolikë. Zoti e bekoftë për punën e bërë dhe vepra e tij të vijojë nga pasardhësi i tij. U prehtë në paqe. Do të marr pjesë në ceremoninë e përcjelljes së tij në banesën e fundit. Zoti na ndriçoftë mëndje. Ka pasur një dashuri të veçantë për ne. E vlerësoi popullin tonë si fisnik, tha ai.
Lajmi kryesor:
Ambasada e Vatikanit hap dyert/ Krerët e feve nderojnë Papa Françeskun: Na deshi për vëllazërinë fetare! Do jenë të pranishëm edhe në ceremoninë mortore
Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komente
