Sociale

Ambasada e Vatikanit hap dyert/ Krerët e feve nderojnë Papa Françeskun: Na deshi për vëllazërinë fetare! Do jenë të pranishëm edhe në ceremoninë mortore

23 Prill, 12:53| Përditesimi: 23 Prill, 18:47

  • Share

Duke filluar nga mëngjesi i kësaj të mërkure dhe deri të enjten në mbrëmje në ambasadën e Vatikanit në Tiranë do të jenë 2 ditë homazhe në nderim të Papa Françeskut.

Politikanë, përfaqësues të komuniteteve fetare apo edhe diplomatë kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, me vlerësimet më të larta për punën e tij. Efekt shkrim në librin e ngushëllimeve

Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Arjan Dodaj ishte nder të parët që hyri në nunciaturën apostolike për homazhe.

Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu dhe Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj po ashtu lanë nga një mesazh ngushëllimi, ndërsa vlerësimet për Papa Françekun i kishin më të lartat, sidomos për lidhjet me Shqipërinë.

"E kam takuar dy herë. Me shumë dashuri vlerësoi punën që bëjmë për bashkëjetesën vëllazërore dhe rinia shqiptare iu kthye besimit menjëherë pas kthimit të demokracisë. Vlerësoi punën tonë që parakaluam në Charlie Hebdo që treguam se të bashkuar jetohet, jo vetëm për të vrarë njëri tjetrin. Edhe në takimin e dytë nënshkruam marrëveshjen e Abu Dhabit. Edhe pse ishte në gjendje të rëndë na priti”, tha Babamondi.

Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani vuri në dukje thjeshtësinë e Papa Françeskut, duke thënë se ishte një veti që i kishte bërë përshtypje. 

Report Tv mësoi se të katërt udhëheqësit fetarë do të udhëtojnë edhe drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës, kur në Vatikan do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së të varfërve.

Ora 17:12
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Kryepeshkopi Joan Pelushi: Humbje e madhe, e kam takuar disa herë, ishte i përkushtuar për të ndihmuar të varfërit

 

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi nga ambasada e Vatikanit në Tiranë, ku sot u zhvilluan homazhe në nderim të Papa Françeskut, e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe.

Ai tha se papa do të mbahet mend për thjeshtësinë që kishte dhe për përkushtimin e tij ndaj personave që ishin në nevojë. 

'Papa Françesku ishte një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin katolikë, por edhe më gjerë. Ai do të kujtohet gjithmonë për thjeshtësin e tij dhe për kujdesin që tregoi ndaj njerëzve në nevojë dhe në vështirësi duke u bërë zëri i atyre që nuk kishin zë. Në do të na mungojë ky zë në botën e sotme, por ne ngushëllohemi sepse tek perëndia nuk ka të vdekur, zoti është i të gjallëve dhe lutemi që kujtimi i tij qoftë i përjetshëm. Ne do të jemi edhe në ceremoninë e varrimit. Unë e kam takuar disa herë. Karakteristika e tij kjo ishte thjeshtësia dhe përpjekja për të ndihmuar njerëzit në nevojë për të kujtuar edhe mision e kishës, e cila duhet që të përpiqet që të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe ky ishte një kontribut shumë i rëndësishëm i tij në botën e sotme', tha ai. 

Ora 12:08
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Baba Mondi: Zoti e bekoftë për punën e bërë! Do të marr pjesë në ceremoninë mortore

Kreu i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka zhvilluar një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë (Ambasada e Vatikanit), për të lënë një mesazh ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

Në një prononcim për mediat Baba Mondi u shpreh se do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë ndërsa nënvizoi se lutet që pasardhësit e Papa Françeskut të vazhdojnë të ecin nën hapat e tij.

"E kam takuar dy herë. Me shumë dashuri vlerësoi punën që bëjmë për bashkëjetesën vëllazërore dhe rinia shqiptare iu kthye besimit menjëherë pas kthimit të demokracisë. Vlerësoi punën tonë që parakaluam në Charlie Hebdo që treguam se të bashkuar jetohet, jo vetëm për të vrarë njëri tjetrin. Edhe në takimin e dytë nënshkruam marrëveshjen e Abu Dhabit. Edhe pse ishte në gjendje të rëndë na priti.

Ngushëllime i jap klerit dhe besimtarëve katolikë. Zoti e bekoftë për punën e bërë dhe vepra e tij të vijojë nga pasardhësi i tij. U prehtë në paqe. Do të marr pjesë në ceremoninë e përcjelljes së tij në banesën e fundit. Zoti na ndriçoftë mëndje. Ka pasur një dashuri të veçantë për ne. E vlerësoi popullin tonë si fisnik, tha ai.

Ora 10:51
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Berisha nga Ambasada e Vatikanit: Mik i madh i kombit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë (Ambasada e Vatikanit), për të lënë një mesazh ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

Berisha, tha pas daljes nga Ambasda e Vatikanit se Ati i Shenjtë ishte një mik i madh i Shqipërisë, ndërsa  theksoi se ai u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes

Fjala e plotë:

Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes. Vizita e tij në Shqipëri ishte një ngjarje e jashtëzakonshme

Erdha të shpreh në emër të PD, ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin më të madh për Papën Françesku.

Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes.

Ai ishte gjithashtu një mik i shquar i kombit shqiptar.

Shqipëria do ishte një nga vendet më të para që ai vizitoi pas inaugurimit të tij në fronin papal të Selisë së Shenjtë.

Pata fatin ta takoj dhe bisedoj fare shkurt ditën e inaugurimit. E ftova në Shqipëri.

Konstatova se tregoi vëmendje dhe interes ndaj ftesës.

I thashë, unë po u ftoj së pari se është një traditë që fqinjët vizitohen të parët dhe ne jemi ndër fqinjët më të parë.

Së dyti, historia e kishës shqiptare, por edhe aleancës së shqiptarëve me Vatikanin, u thërret për këtë vizitë.

Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por edhe për mbarë qytetërimin perëndimor kur gjatë vizitës së tij, Papa Françesku lumnoi këtu 38 martirë të kishës shqiptare, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për besimin e tyre tek Zoti dhe Krishti mbret gjatë diktaturës staliniste të Enver Hoxhës.

Urojmë përjetësi atit të shenjtë në jetën e tij të pasosur.

Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?