Sociale

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Kryepeshkopi Joan Pelushi: Humbje e madhe, e kam takuar disa herë, ishte i përkushtuar për të ndihmuar të varfërit

23 Prill, 17:12| Përditesimi: 23 Prill, 17:21

  • Share

 

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi nga ambasada e Vatikanit në Tiranë, ku sot u zhvilluan homazhe në nderim të Papa Françeskut, e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe.

Ai tha se papa do të mbahet mend për thjeshtësinë që kishte dhe për përkushtimin e tij ndaj personave që ishin në nevojë. 

'Papa Françesku ishte një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin katolikë, por edhe më gjerë. Ai do të kujtohet gjithmonë për thjeshtësin e tij dhe për kujdesin që tregoi ndaj njerëzve në nevojë dhe në vështirësi duke u bërë zëri i atyre që nuk kishin zë. Në do të na mungojë ky zë në botën e sotme, por ne ngushëllohemi sepse tek perëndia nuk ka të vdekur, zoti është i të gjallëve dhe lutemi që kujtimi i tij qoftë i përjetshëm. Ne do të jemi edhe në ceremoninë e varrimit. Unë e kam takuar disa herë. Karakteristika e tij kjo ishte thjeshtësia dhe përpjekja për të ndihmuar njerëzit në nevojë për të kujtuar edhe mision e kishës, e cila duhet që të përpiqet që të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe ky ishte një kontribut shumë i rëndësishëm i tij në botën e sotme', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Ambasada e Vatikanit hap dyert/ Krerët e feve nderojnë Papa Françeskun: Na deshi për vëllazërinë fetare! Do jenë të pranishëm edhe në ceremoninë mortore


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?