Presidenti Bajram Begaj ka dërguar sot një lulesh në homazhet e lamtumirës për piktorin Ali Oseku , “Nderi i Kombit”.
Presidenti Begaj gjithashtu i shprehu ngushëllime vajzës së artistit përmes një telegrami, në të cilin shkruan se Oseku na tregoi përmes veprave të tij dritën që nuk e shihnim, dhe burrërinë që duhet të kishim për ndryshimin e Shqipërisë.
“E nderuar Alis,
Lajmi i ndarjes nga jeta i piktorit Ali Oseku, “Nderi i Kombit”, ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Të gjithë ne do ta kujtojmë si mjeshtrin e dritës, qetësisë sublime, që me veprat e tij antikonformiste solli në Shqipërinë e izoluar modernizmin në art.
Ali Oseku, artisti rezistent përballoi burgosjen politike, vetësakrifikoi veprat e tij dhe me durim dhe vullnet u ringrit në majat e artit figurativ shqiptar.
Ali Oseku na tregoi përmes veprave të tij dritën që nuk e shihnim, dhe burrërinë që duhet të kishim për ndryshimin e Shqipërisë.
Pranoni ju lutem ngushëllimet e mia të sinqerta!
Ali Oseku u prehtë në paqen e dritës!
Lajmi kryesor:
Piktori Ali Oseku u nda nga jeta, miq e kolegë sot homazhe te Universiteti i Arteve
SI.E.//ReportTv.al