Nismës kombëtare “Dita pa Makina”, i janë bashkuar edhe tre qytetet e qarkut Kukës.
Sot më 3 prill, ka filluar zbatimi i nismës “Dita pa makina” me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.
Në qytetin e Kukësit, nga ora 10:00 deri në 21:00 është ndaluar qarkullimi i mjeteve private në akset rrugore: nga Ujësjellësi deri te Turizmi i Ri. Aksi rrugor nga 6-katëshi deri te Radio Kukësi. Për realizimin e kësaj nisme, bashkia e Kukësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private.
Lajmi kryesor:
Sot në të gjithë vendin ‘Dita pa makina’, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në disa qytete
J.GJ.//ReportTv.al