'Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris dhe në hetimin pasuror të Suel Çelës!' Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës! Aurel Zarka me 4 llogari Sky Ecc

30 Korrik, 11:30| Përditesimi: 30 Korrik, 21:06

  • Share

Tirane-  Drejtuesi Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka i arrestuar një ditë më parë ka ndërhyrë të paktën në 8 çështje për të ndikuar kundrejt përfitimeve monetare, i ndihmuar edhe studentja e magjistraturës Erjona Dautaj, në kohën kur kjo e fundit ka qenë oficere e policisë gjyqësore në Prokurorin e Krimeve te Rënda. Ndërsa dy personat e tjera Astrit Vladi dhe avokatit Radovan Çela u kanë dhënë vlera monetare kundrejt ndërhyrjeve të tyre ne zgjidhjen e çështjeve.

Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.

Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te Prokuroria e Krimeve te Rwnda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.  

Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.

Aurel Zarka ka ndërhyrë në çështjen penale të një gruaje me iniciale Xh. M., e akuzuar për tentativë vjedhjeje. Gjithashtu në mosfillimin e një procedimi penal për një referim, të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

Detaje të dosjes hetimore janë bërë me dije nga Prokuroria e Posaçme vetëm 24 orë më vonë pas arrestimit të Zarkës, sapo Policia e Shtetit, solli zyrtarisht njoftimin se ka mundur të ekzekutoje vetëm një nga 4 masat e vendosura “arrest me burg”e pikërisht vetëm për Aurel Zarkën.  

Sa i takon tre masave të tjera Erjona Dautaj, e cila aktualisht kishte përfunduar vitin e parë të shkollës së magjistraturës profili gjyqtare, avokatit Radovan Çela si dhe biznesmenit Astrit Vladi, masat nuk janë ekzekutuar pasi te tre rezultojnë të jene jashtë vendit. Aurel Zarja është person nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit te paligjshëm ne 3 raste dhe e kryer në bashkepunim ne dy raste te tjera.

Erjona Dautaj, akuzohet se në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në kohën e kryerjes së veprave penale të ketë konsumuar veprat e korrupsionit, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Astrit Vladi  akuzohet për ndikim të paligjshëm në katër raste dhe korrupsion aktiv. Ndërsa Radovan Çela është i dyshuar për korruptim të gjyqtarit ose prokurorit në 2 raste dhe ndikim i paligjshëm në 5 raste

SPAK thonë se hetimet po vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive në sistemin e drejtësisë.

Ora 15:04
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka, SPAK tregon dosjet ku ndërhyri: Informacionet erdhën nga shërbimet partnere

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka ndërsa është firmosur masë sigurie dhe për magjistraten Eriona Dautaj, avokatin Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi, të tre në kërkim. Sipas SPAK është ndikuar në 8 procedime penale .

Njoftimi i SPAK 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka rregjistruar procedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç, 295/a paragrafi (3) dhe 283/a të Kodit Penal.

Lidhur me këtë procedim penal për një periudhë disa mujore janë kryer veprimet e nevojshme hetimore duke përfshirë marrjen e informacioneve nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, marrjen e provave nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera, kërkimin, zbulimin dhe administrimin e dokumentacionit të nevojshëm, si dhe analizimin me hollësi të të dhënave dhe dokumentacionit që është administruar.

Nga burimet e provave të mbledhura gjatë hetimeve paraprake të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Alfred Vladi, Radovan Çela, Eriona Dautaj dhe Aurel Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë pranuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të funksionarëve të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

Konkretisht, veprimet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, të korrupsionit aktiv të funksionarëve të drejtësisë dhe korrupsionit pasiv të funksionarëve të drejtësisë janë kryer në lidhje me çështjet penale të mëposhtme:

  1. Procedimin penal nr.130, të vitit 2018, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 287/1, 333/a/1 e (2) dhe 334/1 të Kodit Penal;
  2. Procedimin penal nr.71, të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal, duke përfshirë seancën gjyqësore të rivlersimit/zëvendësimit të masave të sigurimit të datës 17.01.2020 të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, fazën e hetimeve paraprake, fazën e caktimit të gjyqtarit të seancës paraprake dhe zhvillimin e seancës paraprake në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë;
  3. Ekzekutimin e disa kërkesave për ndihmë juridike të dërguara nga autoritetet belge të drejtësisë, konkretisht nga gjyqtari i hetimeve paraprake pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, ndaj procedimit penal në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi, etj, të ekzekutuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, si dhe nga Prokuroria e Posaçme;
  4. Procedimin pasuror nr.1, datë 20.12.2019, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të zhvilluar në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për pasuritë në zotërim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri;
  5. Procedimi pasuror nr.24, datë 19.02.2020, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të zhvilluar në bazë të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Suel Cela alias Marius Lulaj;
  6. Çështjen penale në ngarkim të shtetases Xh. M., e akuzuar për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë;
  7. Mosfillimin e procedimit penal për referimin penal nr.669, datë 26.03.2020, të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;
  8. Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.28, datë 28.07.2024, ka vendosur:

  1. Caktimin ndaj personit nën hetim Radovan Çela, (në cilësinë e avokatit), të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i)“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer dy herë, një herë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal; (ii)“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer pesë herë, kryer në bashkëpunim katër herë, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) dhe 25 Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021).
  2. Caktimin ndaj personit nën hetim Astrit Vladi. të masës së sigurimit “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e kryer katër herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) dhe 25 Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021); (ii)“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal.
  3. Caktimin ndaj personit nën hetim Aurel Zarka. (në cilësinë e prokurorit) të masës së sigurimit “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i)“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021); (ii)“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal; (iii)“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
  4. Caktimin ndaj personave nën hetim Eriona Dautaj, (në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në kohën e kryerjes së veprave penale), të masës së sigurimit “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e dyshuar për veprat penale: (i)Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal; (ii)“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer katër herë, kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021); (iii)“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a paragrafi (3) i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në datën 29.07.2024, kanë ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim A.Z. Vijojnë kërkimet për ekzekutimin e masave të sigurimit për personat e tjerë nën hetim.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal. 

Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme gjatë hetimeve të këtij procedimi penal, Europol, Eurojust, autoritetet franceze të drejtësisë, autoritetet belge të drejtësisë, si dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit.  

Ora 11:56
Ndërhyri në dosjen e Toyota Yaris, KLP mblidhet nesër për pezullimin nga detyra të kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

1722238776_zarka.JPG

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet nesër për të vendosur për pezullimin nga detyra të kryeprokurorit të Vlorës  Aurel Zarka.

Zarka u arrestua më 29 korrik 2024 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO.

Burime bëjnë me dije se Aurel Zarka ka ndërhyrë në një fraksion të dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”, nëpërmjet oficeres në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj.

KLP njofton se do të mblidhet nesër në orën 11:00

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/07/2024 01:12

    SPAK-u nuk duhet te ndalet vetem me keta,sepse eshte zinxhir puna.Ne artikull flitet qe kane marre e dhene rryshfet.Pra,duhen arrestuar edhe ata qe u kane dhene para,por edhe ata qe kane marre e kane mbyllur,lehtesuar ceshtjet kundrejt pageses,pasi keta duket se jane vetem seksere,ose influencues.

    Përgjigju
  • Juli: 30/07/2024 17:25

    Mentori këtij zotlërisë eshte vete lartmadhenia e tij zoti Prokuror i Përgjithshëm, i pa korruptuari Olsian Çela. Kete çerrin e Vlorës e ka patur intelokutor ndermjetes ne kalimin e fondeve nëpër xhepa kur njeri ka qënë prokuror dhe tjetri oficer i krimeve te renda. Oh sa do jete mërzitur Olsi e Eloida për këtë tipin që dashnore sekse Eloida u kujdes aq shumë ta votonte e promovonte. RIP reforma riformatio fale tele doli nje kastë e re hajdutesh e te paaftesh në krye.

    Përgjigju
  • Filem me ngjyra: 30/07/2024 13:44

    Mire kete qe e kapen. Edhe meriton burgim te perjetshem per pislliqet qe ka bere ne Vlore. Po ata 3 te tjeret kush i lajmeroi qe iken nga Shqiperia? Kush spiunon nga brenda SPAK? Apo ata te tre kane akoma detyra per te mbaruar, ndersa prokurori duket mire edhe per statistika te arrestimeve por edhe per fushate elektorale. Mjere populli.

    Përgjigju
  • Lungomare: 30/07/2024 12:36

    Ky eshte prokurori më i korruptuar i shqipërise, paratë e tij i pastron ndertusi Sokol Mejdini në Vlorë. Spak duhet të verifikoj gjithë pasurite e lejet e ndertimit që ky prokuror ka nga vlora në dhërmi, të verifikoj gjithë bisedat e kërcenimeve që i bënte drejtuesve të hipotekave për te legalizuar e dhën certifikata në shkelje re hapur me ligjin. Një nga prokuroret më te pasur në shqipëri i lidhur me gjithë bandat e botën e krimit. Bravo SPAK, BRAVO Klodian Braho.

    Përgjigju
    • Partia: 30/07/2024 12:51

      Po ky sikur kaloi vettingun e partisë, si na doli i korruptuar. Ore mos ua thotë Saliu ju këto gjëra se partia nuk gabon kurrë. Të na rrojë sa malet dhe fajin e ka Saliu qe nuk hy vetë ne burg.

    • Pjeter: 30/07/2024 12:50

      Ne qofte se keta lloj kriminelesh,qe jane me te demshmit ne gjithe kombin,madje me keq se trafikantet e droges,po nuk u denuan rende,me burg per shume vite,sekuestrim te pasurive,edhe breket duhet tu a sekuestrojne,denime te renda edhe atyre qe bashkepunojne me tipa si ky per te njejtat krime,eshte e kote te diskutohet me,nuk ka shprese qe Shqiperia te dali ndo nje here nga gjirizi ku jemi futur,ska shanc.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?