Me aplikimin në masë të ndërhyrjeve laparaskopike por edhe me sterilizimin e mjeteve kirurgjikale infeksionit spitalore kanë rënë ndjeshëm duke ulur ditëqëndrimet në spitale si dhe përdorimin e antibiotikëve pas ndërhyrjeve.
Ditët e qëndrimeve në spital pas ndërhyrjeve kirugjikale janë ulur me dy herë në 10 vitet e fundit, jo vetëm për shkak të sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale por edhe ndërhyrjeve laparaskopike.
"Vlerësohet që ditëqendrimi është ulur me 2 herë, krahasuar me fillimet e punës sonë, kur infeksionet e plagëve operatore ishin mbi 35%. Nga momenti i pikënisjes së këtij programi, të sterilizimit dhe instrumenteve kirurgjikale, janë mbi 400 mijë ndërhyrje të kryera në sistemin shëndetësor me standarde evropiane", tha Ministrja Manastirliu.
"Nëse e marrim nga viti 2019 gati 90% e operacioneve bëheshin me kirurgji tradicionale, kirurgji të hapur, e cila rriste riskun. Sot mbi 98% realizohen totalisht në mënyrë laparoskopike, gjë që ul ditëqëndrimin, ul riskun e infeksioneve",- u shpreh prof. Gjata.
Gjatë Forumit Shkencor mbi investimet në shërbimet kirurgjikale, Manastirliu foli gjithashtu për rënie të përdorimit teë antibiotikëve pas këtyre ndërhyrjeve.
"Të dhënat e studimit të ISHP-së, në raport me vitin 2014, tregojnë se, është ulur me 20% përdorimi antibiotikëve në ditët post-ndërhyrje dhe besoj që këtu kemi shumë për të thenë në raport me atë që spitalet duhet të bëjnë. Nuk ka më asnjë justifikim tek përdorimi antibiotikëve pa të gjithë analizat mikrobike, sepse nuk mund të përdoren antibiotikët sepse kështu ka qënë bërë dhe të vazhdojmë me modelin e vjetër”, tha Manastirliu.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregon gjithashtu se gjatë vitit 2021 ka pasur më pak infeksione të plagëve operatore edhe në spitalet rajonale.
Po pse para 10 vjetesh nuk sterilizonin veglat??!!
Përgjigju