Një grua 46-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, pasi ishte paraqitur në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pas një krize ankthi, për shkak se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Gruaja A.H është largua nga spitali drejt banesës pasi mori qetësuesin, ku edhe gjeti vdekjen. Dyshimet janë se ka pësuar arrest kardiak, ndërsa familjarët nuk kanë shfaqur pretendime në polici për sa i përket mjekëve apo kujdesit të tyre.
Ka qenë policia ajo që vendosi ta çonte trupin e të ndjerës në morg për kryerjen e autopsisë, për procedurë lidhur me këto raste.
Pritet përgjigja e mjekësisë ligjore për të qartësuar shkakun e vdekjes.