TIRANË - Me numrin 30 mbi shpinë, Bledar Hajdari nuk e mendonte se mbrëmja e 15 prillit do ishte e fundit për të në këtë botë. Pas pak javësh futbollisti i FC Dajtit në futbollin amator do të frynte 29 qirinj (26 maj) dhe priste që të martën të merrte një fitore në fushë, në lojën që i kishte dedikuar jetën.
Fati i keq e deshi që Bledari ta kishte herën e fundit në tapet, pasi një atak kardiak e la të shtirë në fushë. Ndihma e parë ishte e menjëhershme, paniku te shokët e skuadrës dhe të pranishmit i madh, lutjet të zjarrta, por Bledari nuk mundi të mbijetonte nga ataku në zemër që është kthyer në një shqetësim për futbollistët në mbarë botën.
Rasti i Bledarit na kthen pas në datën 11 nëntor të vitit 2023, kur kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena pësoi një goditje në zemër dhe për fat të keq ndërroi jetë.
Kush ishte Bledar Hajdari
Emri i Bledar Hajdarit figuron në databazat e FSHF-së prej dhjetë vitesh, me futbollistin që ka qenë pjesë e shumë skuadrave në kategoritë më të ulëta. Karriera e tij nisi me Internacional Tirana që në vitin 2015, për të vijuar më pas me Kevitan, Valbonën, Osumin, sërish Valbonën, Dajtin, Skraparin, Arnisën, FC Europiani dhe sërish Dajtin.
Karriera e Bledar Hajdari
Komente
