Ndërroi jetë pasi u rrah nga shokët, flet djali i 57-vjeçarit: Nuk fliste për politikë, takoi 3 personat por nuk piu, e qëlluan me shufra hekuri (VIDEO)

7 Shkurt 2021, 11:09| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 11:24

  • Share

Pasi 57-vjeçari i cili ndërroi jetë pasi u rrah nga shokët e tij, ka folur djali, Fatmir Sinrrapaj. Për mediat ai është shprehur se i ati ka pasur konflikte vetëm me një prej personave të arrestuar, Ferdinand Meraj. Sipas tij, Pelivan Sinrrapaj nuk ka ngrënë dhe nuk ka pirë me 3 të arrestuarit, dhe pasi ishte ndarë nga ta, ata e kishin ndjekur dhe e kishin goditur me shufra hekuri, çka përfundoi në vdekjen e tij.

“Babai im ka dalë për të blerë disa fruta për t’i mbjellë në shtëpinë e tij fshatin Qorrush të Mallakastrës. Kur është kthyer, ishte esëll, nuk kishte pirë. Babai im nuk merrej kurrë me politikë. Duke ardhur për në shtëpi, e kanë goditur me shufra hekuri 3 persona. Jo ata që kanë qenë bashkë. Ishin bashkë. Nuk pinin bashkë, e kanë ngrënë në besë dhe e kanë rrahur. Babai ka pasur konflikt më parë me Ferdinandin, nuk e di se për çfarë. Ne kërkojmë drejtësi, të gjykohet drejtë. Unë ja lë në dorë perëndisë. Unë kam shkuar vetë në polici. Do t’i shoh kamerat e sigurisë. Nuk ka qenë arsye politike” – tha djali.


Lajmi kryesor:

Mallakastër/ E rrahën shokët pas një konflikti të çastit, ndërron jetë në spital 57-vjeçari! I biri: Nuk fliste për politikë, 3 të arrestuarit e goditën me shufër hekuri


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?