Hekuran Nikollari

Sociale

Përmet/ Ndërron jetë Baba Hekurani, Dervishi i Teqesë së Baba Aliut

4 Shkurt, 08:45| Përditesimi: 4 Shkurt, 14:59

  • Share

PERMET- Dervishi i Teqesë së “Baba Aliut” në Alipostivan të Përmetit, Baba Hekuran Nikollari ndërroi jetë sot në moshën 60-vjeçare.

Trupi i pajetë i klerikut bektashi u transportua në spitalin e Gjirokastrës ku u krye ekspertiza mjeko-ligjore ku burime spitalore konfirmuan se Baba Hekuran Nikollari humbi jetën për shkaqe natyrale.

Ngushëllime për humbjen e Baba Hekuranit përcolli presidenti Bajram Begaj, i cili tha se ai e ktheu teqenë e “Baba Aliut” në monument paqeje e ndihme për të varfrit.

'Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat. Ai e riktheu këtë vend të shenjtë në simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit', shkruan ai. 

Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.

Baba Hekurani u lind më 7 shtator të 1963 në Seniçan të Përmetit. Ai kreu shkollën fillore dhe shkollën 8-vjeçare “Riza Velçishti” në Seniçan, më tej filloi shkollën e mesme “Kamber Bënja” në Bënjë.

Pas 2 vitesh, i detyruar nga vështirësitë ekonomike të familjes, e ndërpreu shkollën dhe filloi punën në kooperativën e Mërtinjit, pastaj në Bonifikimin e Përmetit, në Ndërmarrjen e Ujërave Këlcyrë dhe në Shfrytëzim-Përpunimin e Drurit të Përmetit.

Më 1992 emigroi në Greqi. Në vitin 2000 u kthye në atdhe, në Seniçan. Në Seniçan rindërtoi Mekamin në vendin e quajtur “Ahuri i Nakove”, i cili edhe sot quhet “I miri i Nakove”.Më 22 mars 2001 shkoi në Alipostivan, ku ringriti Teqenë e Baba Aliut, e cila është një nga më të mëdhatë në vend.

Ora 10:50
Ndarja nga jeta e dervishit të Teqesë në Alipostivan, Begaj: Falë punës së tij teqeja u ringrit nga rrënojat

1738662935_b.JPG

Presidenti Barjam Begaj, ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta ditën e sotme të Hekuran Nikollarit, dervishi i Teqesë në Alipostivan në Përmet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se falë punës së tij të madhe teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat.

'Mësova me dhimbje kalimin nga kjo jetë të Baba Hekuran Nikollarit, klerikut që vazhdoi veprën e Baba Aliut, duke shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për komunitetin bektashi të qarkut të Gjirokastrës e më gjerë.

Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat. Ai e riktheu këtë vend të shenjtë në simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit.

Baba Hekurani do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, besimtarëve bektashinj dhe i bashkohem lutjeve për prehjen në paqe të shpirtit të Baba Hekuran Nikollarit', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 04/02/2025 11:13

    Njeri i madh me shpirt zemer dhe dashuri per njerzit. Pata fatin e madh ta takoja para disa vitesh dhe e them me plot gojen qe ishte nje njeri i jashtzakonshem ne cdo drejtim,njeri qe percillte vetem paqe dhe miresi. Ngushellime familjes. U prehte ne paqe!

    Përgjigju
  • aliu: 04/02/2025 09:17

    Nga mbidoza e rakise ose kokaines ka vdekur , e sigurte

    Përgjigju
    • Seldi: 05/02/2025 01:30

      Mbase vdes e ti me kto deshira rrot kari injorant

    • Biku: 04/02/2025 10:16

      Bastard legen. Ske respekt as per vdekjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?