Ishulli i Sazanit, ndërron jetë nga arresti kardiak turisti ukrainas

18 Korrik, 11:33| Përditesimi: 18 Korrik, 12:32

  • Share

Vlorë-Një turist ukrainas ka ndërruar jetë sot në ishullin e Sazanit si pasojë e një arresti kardiak.

40-vjeçarit iu dha ndihma e parë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetonte.

Njoftimi i policisë:

Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?