Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha. Mjeku Ibrahim Kaziu fatkeqësisht nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.
Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha. Mjeku Ibrahim Kaziu fatkeqësisht nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.
Është vetë institucioni shëndetësor që e bën të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook.
Ata kanë shprehur ngushëllime familjes si dhe i ka dedikuar një mesazh të kolegut të tyre.
"Të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot" - shkruan Spitali Rajonal Dibër.
Gjatë ditëve të fundit, vendi ynë ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave nga COVID. Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 qytetarë si dhe u regjistruan 744 raste të reja.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi në Shqipëri/ Rekord shifrash, 744 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orë! Ndërron jetë mjeku në Dibër! Spitali i Elbasanit gati për t'u kthyer në strukturë COVID!
E.M.//ReportTv.al