Koronavirusi merr një tjetër jetë në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e viktimave në 28. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se ka ndërruar jetë një 60-vjeçar me inicialet R.K, i cili i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
"Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet). Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura.
Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID", njofton Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, në total janë 712 persona të prekur me koronavirus në Shqipëri nga 7015 teste të kryera, nga të cilët më shumë se 400 kanë arritur të triumfojnë në këtë betejë.
Lajmi kryesor:
28 viktima/14 raste të reja me COVID, zgjerohet harta e nxehtë në Krujë dhe burgun 313-të, 7 të shëruar në Shkodër (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al