Kronikë
Top 24

Ndërron jetë një adoleshent në Vlorë, u dërgua i pajetë në spital (EMRI)

8 Shkurt 2019, 08:52| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 10:12

  • Share

VLORE-Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin bregdetar. Viktima është Patrik Petritaj.

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se adoleshenti është dërguar i pajetë në spital nga familjarët.

Megjithatë të njëjtat burime pohojnë se nuk kemi të bëjmë me një rast kriminal dhe se nga të dhënat e para, dyshohet se 14-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Aktualisht trupi ndodhet në morg, ku pritet që të bëhet autopsia.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?