16-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e 2 jet skive në plazhin e Llamanit, është në gjendje kritike për jetën.
Megjithëse u raportua fillimisht se 16-vjeçari ka ndërruar jetë, burime nga spitali i Traumës në Tiranë thanë për Report Tv, se i mituri është në reanimacion në gjendje kritike për jetën. Sipas mjekëve ai është në gjendje të pakthyeshme e se vetëm një mrekulli nga Zoti do të mund ta shpëtonte.
Ngjarja u regjistrua pasditen e 15 gushtit 2023, ndërsa 16 vjeçari K.XH u soll me helikopter në Tiranë nga ku mjekët konstatuan gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë 16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku i tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë future në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.
Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Himarë, katër adoleshentë përplasin jet skitë në det! 16-vjeçari në reanimacion në gjendje të rëndë, plagoset shoku i tij pasagjer
S.G//ReportTv.al