Foto ilustruese

Kronikë

Ndërtime pa leje në Jalë dhe Dhërmi, policia merr hetim drejtorin e IMT-së Himarrë dhe 3 punonjës të tjerë

4 Qershor, 15:12| Përditesimi: 4 Qershor, 15:17

  • Share

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona për ndërtim pa leje dhe ka marrë në hetim dhe katër të tjerë. Bëhet fjalë për shtetasit L. D., 41 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe I. Zh., 52 vjeç të cilët janë inxhinierë dhe drejtues teknik të projektit . Ata dyshohen se kanë lejuar punime ndërtimi nga puntorët e tyre në zonat e Jalës dhe Dhërmiut pa pasur dokumentacionin përkatës.

Për këtë vepër penale, në kërkim është shpallur edhe shtetasi L. Gj., banues në fshatin Vuno.

Gjithashtu, në lidhje me këto ndërtime pa leje, janë marrë në hettim 4 punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë.

 Në listë janë drejtori IMT-së, E. V., 44 vjeç, dhe tre inspektorë, M. K., 30 vjeç, A. J., 27 vjeç dhe R. K., 30 vjeç, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë arrestuan, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi, shtetasit L. D., 41 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe I. Zh., 52 vjeç, me funksione inxhinier zbatimi dhe drejtues projekti, pasi dyshohet se kanë lejuar punime ndërtimi nga puntorët e tyre, në zonën e Jalës dhe Dhërmiut, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Për të njëjtën vepër penale u shpall në kërkim edhe shtetasi L. Gj., banues në fshatin Vuno. Gjithashtu, u proceduan penalisht 4 punonjës të IMT-së të Bashkisë Himarë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, konkretisht E. V., 44 vjeç, drejtor i IMT-së, dhe M. K., 30 vjeç, A. J., 27 vjeç, R. K., 30 vjeç, të tre me detyrë inspektorë.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?