Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka pezulluar nga detyra mëngjesin e sotëm 5 punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë. Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili bëjnë me dije se shkak për këtë vendim është bërë lejimi i një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi. Ndaj tyre policia ka nisur hetimet, me dyshimin se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ngritjen e ndërtimeve pa leje në plazhet më të bukura të jugut.
Lidhur me këtë para disa ditësh ka pasur disa procedime, ndaj dhe kryebashkiaku ka urdhëruar pezullimin e punonjësve deri në përfundim të hetimeve. Të dielën, në orën 20:00, mësohet se IKMT prishi 4 struktura në Jalë, të cilat kanë qenë pa leje dhe nuk ka pasur kundërshtime. Ndërkohë që sot, në Dhërmi, ka nisur puna për prishjen e 5 objekteve të tjera, siç shihet nga pamjet që sjell Report TV.
Sipas informacioneve, kishte nisur ndërtimi i kapanonëve që do të shërbenin për mbajtjen e materialeve për ndërtimet që do bëheshin më pas. Sipas gazetarit, objektet janë prishur për shkak se ka pasur tendenca për të ndërtuar në të ardhmen ndonjë resort.
Gazetari raportoi gjithashtu, duke cituar burime konfidenciale, por ende të pakonfirmuara zyrtarisht, se për këtë është shkarkuar edhe shefi i komisariatit të Himarës.
Sakaq, hetimet e prokurorisë së Vlorës vijojnë dhe pritet të shihet nëse do të ketë procedime të tjera në hallka më të zgjeruara.
Nga ana tjetër aksioni i IKMT-së ka vijuar dhe në Jalë, ku kanë hasur rezistencën e pronarëve të disa objekteve. Sipas raportimeve të gazetarit të Report Tv Armand Xhelili banorët kanë debatuar me policinë dhe IKMT-në duke i thënë sipas tyre ‘kjo është një vrasje’. Ende nuk bëhet e ditur se për çfarë objektesh bëhet fjalë.
Lajm në përditësim...
Vijon aksioni i IKMT-së në jug të vendit ditën e sotme. Sipas raportimeve të gazetarit të Report TV, Armand Xhelili, inspektorët e IKMT-së janë zhvendosur në plazhin e Jalës për të prishur disa objekte, ku bashkë me policinë kanë hasur rezistencën e pronarëve të disa objekteve që janë në plan për t’u prishur.
IKMT, sipas raportimeve, ka paralajmëruar pronarët e objekteve se kanë afat deri ditën e nesërme për t’u zhvendosur.
Banorët kanë kundërshtuar forcat e IKMT-së dhe policinë, duke shprehur rezistencë.
“Nuk i lirojmë, kjo është vrasje,” - janë dëgjuar të thonë banorët.
Deri tani nuk bëhet e ditur se për çfarë objektesh bëhet fjalë, që IKMT ka shkuar për të prishur
Komente

Ndertimet pa leje jan nga shkodra deri ne sarand te fillojn ti prishin te gjitha se è jeni ber vendin barake jevgjish
PërgjigjuI.K.M.T JO VETEM TI PRISHE LOKALET KETYRE NDYRESIRAVE....POR TI PRISHE EDHE SHTEPITE KETYRE HALEVE..PTU.PTU.PTU..RACE E KEQE....
PërgjigjuPse habiteni?! I vetmi gabim qe bene keta eshte se e filluan pak si vone /zenien e tokave/,po t'a kishin filluar me heret,tani jo vetem do i kishin falur,por dhe mund te aplikonin per legalizim,ndoshta mund te kishin dhe tapite ne dore,se ishte vit fushate elektorale,u falen gjoba e shkelje ne emer te votave.C'te beje drejtesia kur politikes kur i duhen vota,behet vete sipas rastit e interesit,gjykates,hetues,avokat,noter,polic e kadastier ne lidhje me pronat e ndertimet e paligjshme?!
PërgjigjuVetem ne shqiperi ndodhin kto cudira te besh ndertim pa leje esht reat shkelje ligji 199/a shkon direkt ne burg kto shkojn edhe ke hipoteka ta legalizojn hajde shtet e drejtsi qe po bokan hajde mujsh me shku ke burgu vet shkokan ke hipoteka me legalizu ndertimet pa leje
PërgjigjuTjetri e ka shkel ligjin me dy kom kan ber ndertime pa leje tashti do hiki ta legalizoj hajde drejtsi hajde kto duhen fut ne burg Neni 199/a kush nderton pa leje shkon ne burg un se di ca dun me rrejt kto gja po bohet drejtsia
PërgjigjuEdhe te bregu lumit ntirane po ndertohet edhe jan leju magazina e zaptime hapsinave publike
PërgjigjuNeni 199/a ku esht drejtsia e spaku se na horet tu bo si goret ktu rrezikohet nga 3 vjet deri ne 8 vjet burg
PërgjigjuJo vetem ndertimet te shkatërrohen por te arrestohen edhe ata qe i ngren keto objekte te shemtuara zagaret..
PërgjigjuKu esht drejtsia ktu kush do i paguaj demolimin asnji nuk shkon ne burg pse ne taksat tona do prishen kto ato qe e kan ber duhen te paguajn edhe demolimin edge te shkojn ne burg Neni 199/a parashikohet nga 4 vjet burg deri ne 8 vjet burg ku esht drejtsia ktu ku esht spaku ktu
PërgjigjuPALACO NJEREZ..VITI 2025 DHE AKOMA NUK E KANE KUPTUAR QE NDERTIMET BEHEN ME LEJEN E BASHKISE DHE LARG PLAZHIT 300 M...
Përgjigjute dalin emrat ...
Përgjigju